Java nis me mot të acartë, temperatura nën zero dhe reshje dëbore në Kukës (VIDEO)

Ditën e sotme mbi vendin tonë do të vijojë që të mbizotërojë një mot me temperatura nën zero me reshje lokale dëbore. Report Tv sjell pamjet e reshjeve të dëborës në verilindje, qytetin e Kukësit. Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 3/8 °C, në vendet e ulëta: -1/7 °C dhe në vendet malore: -7/ 0°C. Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, deri mesatare gjatë pasdites.

Situata në qarkun e Kukësit është e qetë pavarësisht kushteve të motit të shoqëruara me reshje të dobëta bore në lartësinë mbi 900 m. Të gjitha rrugët janë të kalueshme normalisht. Si rezultat i ngricave ka filluar hedhja e kripës. Në bashkinë Kukës rrugët rurale janë të kalueshme, përveç segmentit rrugor Shtreze-Shishtavec, ku ka 20 cm dëborë dhe kalohet me vështirēsi, por nga bashkia janë dërguar një fadromë, një kamion me kripë dhe dhjetë punëtorë për vendosjen në funksion të saj.

Në bashkinë Has të gjitha rrugët janë të kalueshme normalisht.  Në bashkinë Tropojë të gjitha rrugët janë të kalueshme, përveç rrugës që lidh Nj.Ad Lekbibaj me rrugën nacionale ku në disa segmente ka pasur shembje por janë të kalueshme. Zona Lekbibaj në Tropojë dhe 4 fshatra në njësinë administrative Malzi të bashkisë Kukës janë pa drita.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro