Vendi ynë edhe këtë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në pjesën e parë të ditës.

Temperatura minimale do të shënojë vlerën minimale -1 gradë celcius në Bajram Curr, ndërsa vlera maksimale do të jetë 18 gradë celcius në zonat bregdetare.

Era do të fryjë me drejtim kryesorë nga kuadrati i veriut me shpejtësi 2-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të fitojë shpejtësi 10-12 m/s shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.