Parashikimi i yjeve për muajin Prill. Meri Gjini: Më i mbarë se marsi! Shenja më me fat (VIDEO)

E ftuar në emisionin ‘’ Rreze Dielli” në Report Tv astrologia Meri Gjini parashikoi një muaj solar e plotë ngjyra. Ndërsa prioritet duhet të jenë shëndeti dhe projektimet afatgjata në jetë dhe profesion. Përgjithësisht të gjitha shenjat do të kenë mundësi të mira midis datës 4 deri në 14 Prill.

Parashikimi i yjeve për secilën shenjë:

Dashi- Data 4 deri në datën 14 duhet ta shfrytëzojnë maksimalisht përsa i përket lëvizjeve të tyre profesionale, duket sikur në këtë periudhë bashkimi I mërkurit, të venusit, të diellit nxit dhe favorizon shumë iniciativat e reja, edhe kam bindjen që këto iniciativa mund të jenë të reja në zbatim por jo të reja në mendim, duket se periudha më e përshtatshme për ti nisur ato është tani. Le ti nisin nga data 4 deri në 14, por pa humbur sensin e kohës, që do të thotë të marrin iniciativa gjithmonë duke iu përshtatur me momentin me qëllim që në fund të muajit mos të dalin jashtë konteksti të kohës dhe të momentit. Gjithashtu duhet të jenë shumë të kujdesshëm me komunikimin e tyre dhe në raportet në familje në fundin e muajit.

Demi- Sado e madhe të jetë nevoja për ndryshim, ndryshimi do kohë akoma. Pra akoma ska ardhur momenti për të arritur ndryshimin jo vetëm në ndryshimin që e duan, por edhe në kohën që e duan apo në ritmin që e duan. Vetëm në pjesën e parë deri nga data 19 kjo pjesa e nevojës, dëshirës, mundësisë dhe probalitetit që mund të shoqërohet me një nervozizëm tek shenja e Demit. Ndërkohë që ndryshon totalisht atmosfera mbas datës 20 në mënyrën se si ndihen në jetën e tyre personale, por edhe në përmirësimin e pjesës së punës.Është e pamundur që mos të kenë propozime konkrete dhe sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë.

Binjakët- Të vendosin ambiciet e tyre të cilat I meritojnë, të vendosin qëllimet  dhe objektivat të cilat u përkasin dhe mendojnë se mund ti zotërojnë. Pra, sa më racional të jenë në gjykimin dhe në vendosjen e objektivave aq më të fituar do të dalin në fund ndërkohë periudha në të cilën do të duhet të shfrytëzojnë për të shpalosur veten, për të diskutuar, për të sqaruar, për të komunikuar për të këmbyer shkresa, për të këmbyer mendime, është periudha 4 me 14 kështu që cfarëdolloj gjëje që ka të bëjë me prezantimin e vetvetes apo lëvizja apo komunikim për të shërbyer dhe komunikuar do të duhet të shfrytëzohen këto data. Data 24-25 duket sikur nxjerr në sipërfaqe cfarë gabimesh mund të jenë bërë nga ekzagjerimi gjatë pjesës më të madhe të muajit. Kështu të kenë kujdes mos të gabojnë me qëllim që të shmangin ankthin e ditëve të fundit dhe të shmangin edhe zhgënjime të vogla në ditët e fundit të muajit.

Gaforrja- Duhet që në pjesën e parë të muajit të mos më mërziten dhe të ruajnë qetësinë në komunikim me njerëzit që të rrethojnë ambientin e punës, me qëllim që të mos e ekzagjerojn, për arsye se mund të prishet ekuilibri në raportet e punës, gjë që do ta bënte më të ngurtë si periudhë që nuk duhet të jetë e ngurtë. Duhet të jetë solare, duhet të jetë me diell dhe duhet tju gjej me tolerancën maksimale. Ndërkohë që ndryshon totalisht atmosfera mbas datës 19 me kalimin e venusit tek demat do tju favorizojë shumë, do tju ndihmojë shumë përsa I përket mënyrës së projektimit. Rrespetikimi kohës do të vazhdojë të mbetet prioritet.Periudha të cilës ju mund ti merrni maksimumin e mundshëm fillon nga data 22-23 dhe në vazhdimësi, është totalisht ndryshe 10-ditëshi I fundit I muajit.Duhet të jenë shumë të kujdesshëm në këmbimet ekonomike, ndërmjet njerëzve.Ndërkohë që për ambiciet tuaja do të keni të gjitha mundësitë pas datës 24 të muajit të shkëlqeni në drejtimin e punës dhe profesionit.

Luanët- Për cfarëdolloj iniciative që duan të marrin, për ata që nuk e kanë guximin të marrin iniciativa duket sikur profesioni do të futet avash avash në ritmin apo do të plotësojë pritshmëritë e tyre. Duke I bërë pak të ekzagjeruar në komunikim apo në mënyrën se si do të imponohen në ambientet ku ndodhen. Ku duhet dhe te fokusohen kujdesi dge vëmendja. NUk ka vend për tonacionet e larta, nuk ka vend për arrogancë dhe nuk ka vend për prishje ekuilibri në raport me bashkëpunëtorët e tyre sepse mund të prishi rezulatatin në fund dhe kjo mund të bëjë që entuziasmi muajit në fund të rezultojë si fllusk sapuni. Do të dalin shumë të sukseshëm luanët që dinë të jenë bashkëpuntorë të mirë. Ajo periudhë do të marri një formë shumë të qartë nga data 4-19, kanë mundësinë të tregojnë anën më të mirë të tyre.

Virgjërsha- Ditët e rëndësishmë janë 4 me 14, kështu që do të duhet racionalitet, do të duhet këmbët në tokë, do të duhet organizim shumë i mirë. Do të dalin të fituar të logjikshmit që jo që ju mungojnë racionaliteti I tyre që tregon maturinë dhe respektimin e kohës. Pra sa më të duruar të tregohen, aq më të sukseshëm, do ta ndjejnë veten gjatë muajit prill. E thënë ndryshe 10 ditëshi I fundit për disa do të rezultojë shumë I suksesshëm profesionalisht dhe ekonomikisht.Ndërkohë dy janë prioritet e muajit puna dhe shëndeti. Nuk është shumë periudhë e përshtatshme për tu konsumuar për jetë sociale apo për lëvizje.

Peshorja- Në 10- ditëshin e fundit të muajit do të duhet të jenë të kujdesshëm në raportet personale. Nuk ka vend për analiza sepse në periudha të tilla është vështirë që të jemi gjykues të drejtë, është shumë e vështirë që të mos jemi emocional dhe është shumë e vështirë që të mos jemi pak egoist apo egocentrikë kështu që nëse duan të ruajnë ekuilibrin në raportet personale dhe që të mos e mbyllin me problematika në raportet në çift do të ishte mirë që të shmangin analizat të gjithë të lindurit në shenjën e peshores.

Akrepi- Mungesa e kohës sociale, nuk ka shumë vend për argëtim. Në datën 4 lindin detyrime që kanë të bëjnë me zyrat, me mbylljet  ujdira  dhe gjëra të kësaj natyre të cilat I kanë të gjtiha mundësitë për t’i mbyllur mire. Deri në datën 14 do të merren me planet afatgjatë për ti përmbyllur ato, dhe nga data 19 dhe në vazhdimësi I kanë të gjitha mundësitë për të qënë mirë.Kanë shumë vend për pasion, për emocione të bukura , ka shumë vend për tu ndjerë mirë. Ndërkohë përsa I përket ritmit do të lehtësohet shumë por edhe lodhja në fakt duket sikur ulet në minimum pavarësisht produktivitetit. Muaji do të vijë duke u rregulluar shumë, duke arritur pikën maksimale rreth datës 26.

Shigjetarët- Momenti më I mirë për të gjetur zgjidhje dhe për të rënë në ujdi është 4 me 14, janë ditë shumë të rëndësishme për shenjën e zjarrit, për cështjet e ekonomisë.Duhet ta shfrytëzojnë në maksimum. Përmirësimi I ekonomisë, në disa momente do të kenë mundësinë që të ndjejnë maksimumin e shkëlqimit  sidomos në mesin e muajit.

Bricjapi- Do të ishte mirë që të rrespektojnë faktorin kohë, të rrespektojnë mënyrën se si shprehen në ambientet e punës, dhe gjërat do të lehtësohen shumë dhe vlerësimin mund ta marrin lehtësisht. Mund të rezultojë pozitive për emrin e tyre periudha nga 24 e Prillit dhe në vazhdimësi.Në pjesën e parë të presin dhe pak.

Ujorët- Në 10-ditëshin e tretë do të kenë shanse të tjera shumë të mira që do të duhet të shfrytëzohen maksimalisht në momentin që u paraqitet ose u del përpara. Pra nuk ka kohë për të humbur, momenti që afrohet diçka është në shërbim të profesionit, statusit, është periudhë e rëndësishme për të realizuar gjëra që I rezistojnë kohës.Periudha është tani sidomos për të lindurit në 10 ditëshin e tretë. Mesi i muajit do të rezultojë i rëndësishëm për të gjithë pavarësisht në cilën datë të ujorit kanë lindur. Ndërkohë me cështjet e familjes do të vazhdojnë të merren por më të lehtësuar. Jeta personale ka shumë ngjyra të bukura për 10 ditëshin e fundit.

Peshqit- Do të kenë një muaj shumë të mirë përsa i përket lëvizjeve të rëndësishme. Lëvizjet  e rëndësishme janë cfarë kanë për të mbyllur, problematikat e shëndetit, ceshtje që kanë të bëjnë me pronësinë, cështje që kanë të bëjnë me ligjin me shtetitin dhe njëkohësisht për të mbyllur udhëtime. Nuk është muaj i mirë për tu marr me analizat e jetës personale sepse këtu do të ndjehen shumë të vetmuar dhe shumë të pakuptuar.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin