Reshjet e dëborës që nisën pasditen e sotme në Tiranë do të vijojnë edhe nesër në kryeqytet dhe një pjesë të qarqeve, përfshirë ato bregdetare, përpos atyre malore. Reshjet e dëborës pritet të sjellin problematika të ndryshme në transportin rrugor dhe ngrica si pasojë e uljes së ndjeshme të temperaturave, sidomos gjatë natës.
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale pritet të arrijnë: në bregdet: +1 / 7, në vendet e ulëta: +1 / 5 dhe në vendet malore: - 8 / 2 °C. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë prurje të qëndrueshme përgjatë dy ditëve të ardhshme. Nga data 2 Mars 2018 dhe ditët në vazhdim tendenca e prurjeve do të jetë drejt rritjes.
/Shqiptarja.com

d.b/shqiptarja.com