Parashikohet mot i keq, ndalohet deri më 23 prill lundrimi i mjeteve të vogla e anijeve të peshkimit në Vlorë

Parashikohet mot i keq, ndalohet deri më 23 prill lundrimi i mjeteve të vogla e anijeve të peshkimit në Vlorë

Porti i Vlorës

VLORË- Në qytetin e Vlorës është ndaluar lundrimi i mjeteve të vogla, por edhe anijeve të peshkimit. Kapitaneria Vlorë  njofton se kjo masë është marrë për shkak të motit të keq që parashikohet nga mbrëmja e nesërme deri mëngjesin e 23 prillit.

Kapitaneria u bën thirrje drejtuesve të anijeve të peshkimit që të marrin masa për të siguruar mjetet në mënyrë që të mos dëmtohen nga dallgët që mund të shkaktohen në breg.

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datat 22 Prill 2022 ora 22:00 deri 23 prill 2022 deri në orën 10:00 në drejtimin Jug-Juglindje në forcën 5-6bft, 1.00-1.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 3.50 metra. 

Është ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese , anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre. Mjetet e  vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuar dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Njoftohen të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave  22 prill 2022 deri 23 prill 2022. 

Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 23 Prill 2022 ora 10:00”, njofton Kapitaneria Vlorë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës