Paria si një magjistare për median
Ndaj pikë për pikë përshkrimin që Profesor Shinasi Rama i ka bërë realitetit shqiptar: “Sot Shqipëria është një vend ku shteti është i kapur, sistemi politik është oligarkik, paria është kleptokratike, ekonomia është e monopolizuar, shoqëria është e kriminalizuar, vlerat dhe morali janë në nivelet më të ulëta të mundshme, krimi, vrasjet dhe trafikimi përdoren si shembuj për të ilustruar vendet e tjera të botës".
Ndaj pikë për pikë përshkrimin që Profesor Shinasi Rama i ka bërë realitetit shqiptar: “Sot Shqipëria është një vend ku shteti është i kapur, sistemi politik është oligarkik, paria është kleptokratike, ekonomia është e monopolizuar, shoqëria është e kriminalizuar, vlerat dhe morali janë në nivelet më të ulëta të mundshme, krimi, vrasjet dhe trafikimi përdoren si shembuj për të ilustruar vendet e tjera të botës".
Ashtu si dhe kolegia ime Anila Basha, nuk e kam humbur shpresën, por kjo forcë që lind nga mosha jonë e re dhe dëshira e madhe për të përmirësuar gjërat, nuk më bën të mos shoh realitetin e zymtë shtetformues të gjithë periudhës së tranzicionit, ku edhe ne të mediave jemi përgjegjës direkt apo indirekt.
Sot në Shqipëri, në dukje, ka liri shprehjeje dhe mendimi. Çdo gazetar apo gazetare, mos në një media, në një tjetër, do ta thotë e shkruajë atë që mendon. Tashmë akoma më shumë edhe nëpër rrjete sociale. Problemi nuk qëndron këtu. Problemi më i madh qëndron në pengesat në atë punën e madhe, në misionin që ka gazetari për të nxjerrë në dritë të vërtetën duke gërrmuar në zyrat, sirtaret, kafetë, makinat, motelet e politikanëve; aty ku bëhet politika shqiptare dhe grabitet pasuria e përbashkët. Si bëhet kjo pengesë e Parisë? E thjeshtë. Me forcën e parasë. Mediat proqeveritare lulëzojnë nga reklamat. Shihni në TV çfarë luksi të pakufi në një vend të vogël si ky i joni. Media opozitare numëron me gishtat e vetëm të njërës dorë reklamat që duhen për ta mbajtur gjallë, por që kurrë nuk mjaftojnë. Kësaj i bashkohet dhe mungesa e sakrificës nga ana e gazetarëve. A ka sot një gazetar në tregun mediatik shqiptar të investigojë në këmbim të një rroge dinjitoze, por jo marramendëse, ose të paktën jo aq sa i ofrohet nga një media e pasur qeveritare? Deri tani njoh vetëm migrime në masë gazetarësh drejt mediave të pasura qeveritare. Rrallë ka ndodhur e kundërta. Lajmi më i fundit vjen për një gazetar investigues, i disati në rradhën e të shumtëve, që ka hequr dorë nga investigimet që bënte dikur, pasi pret nga padroni i tij editor/ndërtues t’i japë një ofertë të mirë për të blerë një shtëpi në Tiranë.
Në këtë gjëndje është prej vitesh shtypi shqiptar: një gazetar punon mirë derisa dikush i cakton një çmim për ta blerë. E ky çmim zakonisht është një shtëpi.
Paria, e kamur në këto vite, ka pasur kohën e duhur të mendojë hile të ndryshme për t’i rreshtuar gazetarët, shumicën, në anën e saj. Dhe hilja më e madhe janë favoret ekonomike. E keni parë se sa shumë gazetarë kalojnë kollaj nga gazetaria në poste të ndryshme? Sa pak gazeta, TV opozitare kanë mbetur? Edhe këto numërohen me gishtat e të njëjtës dorë. Edhe unë kam shpresë ashtu si Anila, por vlerësoj fjalët e Profesor Shinasi Ramës, që nga Shtetet e Bashkuara përpiqen të na ndriçojnë. Shpresa është në ata pak kolegë që deri tani sakrifikojnë.
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.1%
-
Të gabuar
13.6%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5638
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arta Dade në Festivalin e Këngës, u jep forcë vajzave dhe grave: Asnjëherë nuk është vonë për të qenë të suksesshme
23 Dhjetor, 09:07
-
Protesta e opozitës, Erion Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes
23 Dhjetor, 08:58
-
Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar denoncon: Tjetër ngarkesë me pesticide të larta në mandarina nga Shqipëria, sinjalizohet nga BE-ja
23 Dhjetor, 08:56
-
Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit
23 Dhjetor, 08:46
-
VIDEO/ Skenë e shëmtuar në Tiranë, boksieri serb del në ring me këngën anti-shqiptare! Koçi e hedh 'K.O.'
23 Dhjetor, 08:44
-
Kakavijë/ Kapen dy persona në hyrje të Shqipërisë, ishin të shpallur në kërkim për plagosje me dashje dhe pjesëmarrje në grup kriminal
23 Dhjetor, 08:40
-
Do të shpërndahen mbi 20 mijë libra artistikë për bibliotekat shkollore, Rama: S’ka dhuratë më të bukur në këtë prag festash
23 Dhjetor, 08:38
-
Protestat në Beograd kundër qeverisë, Vuçiç akuzon studentët: Po paguheni nga Perëndimi
23 Dhjetor, 08:32
-
Kremlini: Nuk ka plane për një takim mes Putin dhe Trump
23 Dhjetor, 08:26
-
Pas masakrës së Magdeburgut/ Blindohet Greqia, masa të shtuara të sigurisë për 15 ditët e ardhshme
23 Dhjetor, 08:23
-
Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë
23 Dhjetor, 08:18
-
Lufta në Ukrainë/ Më shumë se 1000 ushtarë të Koresë Veriut kanë rënë në front për Rusinë
23 Dhjetor, 08:18