PARIS - Franca zemërthyer organizoi sot nën masa të jashtëzakonshme sigurie atë që u quajt një tubim uniteti kundrejt tërbimit terrorist. Oficerët francezë për zbatimin e ligjit aktivizuan celulat e fjetura anti-terror.
5500 forca të shumta sigurie u angazhuan në mbrojtjen e turmës së mbledhur, por edhe të liderve të shteteve europiane të tronditur nga dhuna. Marshimi i unitetit bëri bashkë edhe dy liderë botërorë kundërshtarë me njëri-tjetrin, liderin palestinez Mahmud Abass dhe atë izraelit Beniamin Netanyahu. Më herët, presidenti franmcez rezervoi një pritje në pallatin presidencial Elysee për liderët botërorë.
Pak orë para marshimit historik kundër terrorizmit, ministri i brendshëm francez Bernard Cazeneuve njoftoi mbledhjen e një konference ndërkombëtare në kuadër të një operacioni global kundër sulmeve terroriste.
“Testi me të cilin po përballet Franca, nuk shqetëson vetëm Europën, por të gjitha demokracitë. Terrorizmi ka marrë një dimension ndërkombëtar, veçanërisht për shkak të ngjarjeve të fundit në Irak dhe Siri. Ky fenomen na prek të gjithëve, veçanërisht shtetet, njerëzit e të cilëve kanë shkuar për të luftuar në Siri. Ne jemi të vendosur për të luftuar së bashku kundër terrorizmit. Aksioni ynë do të ketë një qasje gjithëpërfshirëse. Kjo është arsyeja pse unë mora iniciativën për të thirrur urgjentisht G10-ën.” tha Caseneuve
Ndërsa Matteo Renzi shprehu gadishmërinë për ta luftuar këtë fenomen duke thënë se ata janë më të fortë se kërcënimet e terroristëve.
“Ne vijmë këtu me histori të ndryshme, por me një dëshirë të përbashkët për të dhënë një përgjigje, një mesazh sigurie, përgjegjësie dhe shprese. Për të thënë se vlerat tona janë më të forta se kërcënimet e tyre. Ne jemi këtu për të thënë se nuk do të ndalemi. Parisi duhet të përcjellë një mesazh dhimbje, por edhe rifillim për të ardhmen, sepse Europa nuk është vetëm e shkuar”. Tha kryeministri italian Renzi
Po sot, SHBA njoftoi mbajtjen e një samiti ndërkombëtar më 18 shkurt në Uashington.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO