Paris 2024/ Sot është dita e saj në Olimpiadë, Luiza Gega: Dua të arrij finalen

Paris 2024/ Sot është dita e saj në Olimpiadë, Luiza Gega: Dua të arrij finalen

Luiza Gega

Ditën e sotme, Shqipëria do të nisë garat e saj me sportistët e kualifikuar më normë në “Paris 2024”.Luiza Gega do të marrë pjesë në kualifikueset e 3000 metrave me pengesa, të cilat fillojnë në orën 10:20.  

Me anë të një postimi në Instagram Luiza ka treguar emocionet që ka për këtë garë.

“Nesër është dita ime e garës ku unë do të garoj në baterinë e dyte në orën 10:20

Nuk mund ta mohoj që emocionet në këtë aktivitet janë shume të mëdha dhe atmosfera është e jashtëzakonshme” shkruan Luiza.

Ndërsa më tej ajo shkruan se do të japë maksimumun e saj.

“Nuk dua të mendoj çfarë ka ikur, nuk dua të mendoj çfare do të vijë thjesht di që do të perpiqem në maksimun nesër për të bërë me të mirën dhe ta shijoj të qenurit Olympian në maksimum, sepse nuk vjen shumë shpesh ne jetë kjo ndjenjë” thekson ajo.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023

Zgjedhjet e pjesshme të Himarës, deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime është rreth 4% më shumë nga 14 Maji 2023