Paris, alarme për bomba! Evakuohen vizitorët nga muzeu i Luvrit dhe Pallati i Versajës! Turisti: Ra alarmi dhe rojet na thanë të dilnim jashtë (VIDEO)

Paris, alarme për bomba! Evakuohen vizitorët nga muzeu i Luvrit dhe Pallati i Versajës! Turisti: Ra alarmi dhe rojet na thanë të dilnim jashtë (VIDEO)

Momenti kur evakuohen vizitorët nga muzeu Luvrit

Muzeu i Luvrit, më i madhi në botë, mbylli këtë të shtunë dyert për arsye sigurie, pas alarmit për terrorizëm pas sulmit në Arras në veri, i cili që nga dje është ngritur në nivelin më të lartë në të gjithë Francën. Kjo masë u mor pasi një i ri sulmoi një shkollë në Arras duke vrarë një mësues dhe duke plagosur dy persona të tjerë ndërsa bërtiste "Allah Akbar".

Mbyllja në orën 12:00 u mor pasi autoritetet po verifikonin një mesazh kërcënues.

"Louvri mori një mesazh me shkrim që raportonte një rrezik për muzeun dhe vizitorët e tij. Ne kemi zgjedhur ta evakuojmë dhe ta mbyllim për ditën kur kryejmë kontrollet thelbësore”, u tha në deklaratë.

Turistët që po vizitonin muzeun janë evakuuar.

“Kisha hyrë së fundmi me gruan dhe djalin tim”, tha italiani Emanuele Silvi për Repubblica ndërsa ishte me pushime në kryeqytetin francez. “Po shkonim në katin e parë për të parë Mona Lizën. Por sapo po ngjiteshim, alarmi ra, rojet e sigurisë na ndaluan dhe na thanë të dilnim. Muzeu – konfirmon ai – është evakuuar plotësisht. Tani ai është i rrethuar nga policia”.

Pas evakuimit dhe mbylljes së Muzeut të Luvrit në orët e para të pasdites, radha i erdhi një tjetër vendi emblematik: Pallati i Versajës, cili po ashtu u evakuua për shkak të një kërcënimi me bombë. Ai do të qëndrojë e mbyllur për pjesën tjetër të ditës. Kërcënimi për bombë erdhi pas një mesazhi anonim në faqen e internetit moncommissariat.fr .

Dje qeveria ngriti alarmin për sulm në Francë në nivelin më të lartë, pas vrasjes së një mësuesi në Arras të kryer nga një student mysliman i radikalizuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:15
Pas sulmit në Francë, mbyllet muzeu i Luvrit për arsye sigurie

1697285933_muze.jpg

Muzeu i Luvrit, më i madhi në botë, mbylli këtë të shtunë dyert për arsye sigurie të lidhura me alarmin për terrorizëm pas sulmit në Arras në veri, që shkaktoi vdekjen e një profesori.

“Louvri mori një mesazh që fliste për një rrezik për muzeun dhe vizitorët e tij” dhe “ne vendosëm (…) të evakuohemi dhe të mbyllemi për sot në mënyrë që të kryejmë hetimet e duhura”, tha një zëdhënëse.

Muzeu më herët kishte njoftuar se po mbyllej, me një postim në platformën X. Shërbimi i komunikimit i muzeut tha se po zhvillohen kontrolle në ndërtesë, duke theksuar se këto masa sigurie vijnë pas rritjes së nivelit të alarmit pas sulmit në Arras.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër