PARIS - Pesë njerëz, përfshirë dhe një fëmijë kanë vdekur si pasojë e një zjarri në Gennevilliers, në periferi të pjesës veriore të Parisit. Zjarri ka rënë në orët e para të së mërkurës sipas deklaratës së zyrtarëve vendas.

Ndërsa tetëmbëdhjetë veta, duke përfshirë dhe një fëmijë, janë lënduar dhe dërguar për ndihmën e parë në spital.

Rreth 100 zjarrfikëse u aktivizuan për shuarjen e zjarrit dhe për të evakuuar njerëzit.

Media franceze bën me dijë se edhe dy zjarrfikës kanë pësuar djegie në duart e tyre në mesin e 18 të plagosurve.

Zjarri mendohet të ketë rënë rreth orës 4 të mëngjesit dhe arritit të shuhej rreth orës 06:00.

Në vendgjarje kanë mbërritur ekspertët për të zbuluar shkakun e zjarrit ku gjithashtu pritet të mbërrijë edhe ministri i brendshëm Manuel Valls.

(l.c/ad.ti/shqiptarja.com)