Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, po merr pjesë në Forumin e Parisit në kuadër të Procesit të Berlinit. Tema e diskutuar nga ministrat e ekonomisë së gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor ishte "Financimi i projekteve në Ballkanin Perëndimor përfshi zbatimin e reformave në ndihmë të klimës së biznesit". Ministrja Ekonomi ka falenderuar qeverinë franceze për organizmin dhe e ka quajtur Forumin e Parisit si shumë të rëndësishëm dhe një mundësi të shkëlqyer për të ndarë sukseset dhe sfidat njëkohësisht për të mësuar nga njëri-tjetri.
"Ky forum nuk është një zëvendësim i procesit të integrimit europian, por për vendet e Ballkanit Perëndimor në axhendën e tyre politike mbetet shumë i rëndësishëm", u shpreh ministrja Ekonomi. Pasi i ka bërë një përmbledhje të gjitha reformave të ndërmarra nga qeveria, ministrja Ekonomi, i bëri një bilanc arritjeve të shënuara nga Shqipëria pas Forumit të Vjenës në Transport, Energjitikë dhe Tregti.
"Në kuadër të Bashkëpunimit Rajonal, përparim është shënuar në fushën e transportit hekurudhor e sidomos për hekurudhën Shqipëri-Mal i Zi si dhe dakordësia në pasjen e një linje hekurudhore me Greqinë. BERZH ka dhënë 35 milion euro grant për financimin e hekurudhës për në Aeroportin Nënë Tereza dhe atë ekzistuese drejt portit të Durrësit". Inagurimin e linjës të interkonjeksionit 400 KV Shqipëri-Kosovë, Ministrja Ekonomi, e quajti si shembullin më të mirë se Procesi i Berlinit është duke i dhënë frytet e veta për krijimin e një tregu të përbashkët energjitik në rajon.
Në fund të fjalës së saj, ministrja Ekonomi, theksoi se Shqipëria mbetet e vendosur në këtë procesin e integrimit, pasi beson se ky është shansi ynë për tu zhvilluar së bashku, performuar më mirë e si pasojë kjo do të sjellë më shumë të mira për qytetarët tanë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com