Ekspertët e Akademisë Europiane të Dermatologjisë dhe Venereologjisë kanë ngritur alarmin mbi rreziqet që i kanosen shëndetit të njëriut nga tatuazhet, kryesisht nga ato me ngjyra.
Ngjyrat e tatuazhit përmbajnë amina kancerogjene dhe hidrokarbure policiklike. Në shumë raste, përbërësit dhe kimikatet në ambalazhin e bojrave nuk janë të etiketuara qartë. Sipas dermatologëve rreziqet janë kryesisht: kontaminimi bakterial, alergjitë dhe rreziku i efekteve toksike.
Në Kongresin e fundit të zhvilluar në Paris, ekspertët e Akademisë Europiane të Dermatologjisë kanë kërkuar nga BE të forcojnë legjislacionin mbi bojërat e tatuazheve. Edhe pse ekzistojnë rregullat e higjienës dhe sigurisë, kujdesi ndaj infeksioneve pas tatuazheve është në nivele të ulta.
Me kërkesë të Komisionit EUropian, Agjencia Europiane e Kimikateve ka përgatitur disa propozime për të eleminuar rrezikun e toksicitetit nga bojrat e tatuazheve dhe elementët kancerogjenë të tyre.
Por boja nuk është e vetmja gjë që mbetet kur ne bëjmë një tatuazh. Një studim i kryer në Danimarkë rezultoi se në bojrat me ngjyrë të përdoruara për tatuazhet, gjenden gjurmë të metaleve të rënda.
Ekspertët e fushës kanë zbuluar se grimca të vogla metalike nga gjilpëra e tatuazhit hyjnë në lëkurën dhe shkojnë drejt nyjeve limfatike.
Prezenca e nikelit dhe kromit në trupin e atyre personave që kanë bërë në trupin e tyre një tatuazh, sipas studiuesve të Institucionit Europian të Rrezatimit, shkaktohet nga gjilpëra e tatuazhit.
Sipas ekspertëve, ngjyrat më të rrezikshme janë e verdha, e kuqja dhe nuancat e tyre të ndryshme; vëmendje edhe për të zezën me origjinë inorganike që mund të përmbajnë hidrokarburet aromatike policiklike.
LESH LESH
Përgjigju