PARIS, 27 korrik /ATSH-DPA/ - Fermerët francezë protestuan sot ndaj uljes se çmimeve të mallrave të tyre duke bllokuar kufirin me Gjermaninë në përpjekje për të kthyer mbrapsht kamionët që mbajnë prodhime bujqësore gjermane dhe për të parandaluar hyrjen e tyre në Francë.
Fermerët kanë marrë rreth 50 traktorë duke bllokuar gjashtë akse rrugore, përfshirë këtu pesë ura që lidhin dy vendet, si shenjë e protestës së tyre rreth konkurencës, sipas tyre, të pandershme, nga sektori bujqësor gjerman.
"Konkurencë që buron nga kostot më të ulëta të punës në Gjermani", sipas fermerëve.
Fermerët francezë thonë se kjo ishte për shkak se homologët e tyre në Gjermani kanë punësuar punëtorë me pagë të ulët nga Evropa Lindore që t'i ndihmojnë me të korrat dhe shtojnë se çmimet veçanërisht për mishin dhe produktet e qumështit nuk pasqyrojnë shpenzimet e tyre.
"Çmimet e një kilogrami mish viçi janë aktualisht 80 centë më pak nga 4,50 euro që u kushton fermerëve francezë për ta prodhuar", sipas zyrtarëve në Paris.
Shoqata e Fermerëve Gjermanë hodhi poshtë pretendimet e dallimeve në kushtet e tregut mes fermerëve francezë dhe gjemanë.
"Ne kemi kushte të ngjashme të konkurencës", u shpreh presidenti i shoqatës, Joachim Rukwied.
Sindikata e fermerëve francezë, FNSEA, deklaroi për median vendase se rreth 200-300 kamionë janë ndaluar në kufi për shkak se ata ishin një konkurencë e pandershme për fermerët francezë.
Presidenti francez, Francois Hollande mori pjesë ne kete debat duke thënë se qeveria përkrah fermerët e vendit./ /n.r/ a.jor.







