Të paktën një i vdekur dhe dhjetra të plagosur, është bilanci nga shpërthimi i një zjarri në një ndërtesë të madhe pranë spitalit Henri-MondorKretil, në periferinë lindore të Parisit

Flakët e mëdha u shuan nga zjarrfikësit pak para orës 2 të mëngjesit, pas më shumë se 5 orë ndërhyrje.

Zjarri katastrofik nuk ka patur asnjë ndikim në funksionimin e ambienteve të spitalit Henri-Mondor, shumë i njohura në Francë për transplantin e parë të përgjithshëm të fytyrës në vitin 2010.

Nga flakët, gjeti vdekjen një grua, ndërsa dy zjarrfikës u shtruan në spital në gjendje të rëndë.

Edhe 6 persona të tjerë u dërguan në spital me lëndime të vogla dhe djegie.

Flakët u përhapën në të gjithë katet e ndërtesës me 10 kate.