PARIS – Franca në pritje të një qeverie të re, pa kundërshtarë

PARIS, 26 gusht /ATSH-AFP/ - Kryeministri francez, Manuel Valls do të emërojë sot një qeveri të re pas dorëheqjes të ekipit të tij në kuadër të mosmarrëveshjeve të thella në politikën shtrënguese të presidentit socialist, François Hollande, përballur me një krizë tjetër politike.
Editorialistët francezë përmendën sot pothuajse në mënyrë unanime një përkeqësim të "krizës së regjimit" pas njoftimit për një riorganizim dhe largim të njoftuar të tre ministrave, mbështetës të një politike më sociale, të paktën pesë muaj pas emërimit të Manuel Valls në krye të një qeverie të re.
"Në sfondin e mosbesimit të thellë dhe shkatërrimit ekonomik, si mund të mos shohim në këtë qeveri, në këtë Parti Socialiste të shkatërruar, në këtë maxhorancë të ndarë, të gjithë përbërësit e një krize të regjimit, pasojat e të cilës janë ende të pallogaritshme", shkruan e përditshmja konservatore "Le Figaro".
Strategjia presidenciale duke konsistuar në mbajtjen në krye të një politike të kontestuar dhe zëvendësimin e ministrave që protestojnë është për të përditshmen "Le Monde" mundësia e fundit e presidentit për të shpëtuar mandatin e tij pesëvjeçar.
Për habinë e të gjithëve, Manuel Valls dhe François Hollande vendosën dje t'i jepnin fund mosmarrëveshjeve mes mbështetësve të linjës qeveritare, për të vendosur kompetitivitetin e vendit duke ndihmuar ndërmarrjet dhe duke ulur shpenzimet publike dhe duke mbajtur një politikë alternative në mbështetje të reduktimit të deficiteve publike gjykuar si kundërproduktive për rritjen ekonomike dhe penalizuese për shtresën popullore./
/ec/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?