Rreth orës 13 të ditës së sotme, në prefekturën e Ile-de-la Cité, në zemër të Parisit, vetëm pak hapa nga Notre Dame, jashtë selisë qëndrore të policisë në Paris, një burrë sulmoi disa oficerë policie.
Sipas 'Le Parisien', agresori ka vrarë të paktën 4 persona që dyshohet se janë policë me uniformë dhe civilë.
Agresori u vra nga zjarri i policisë ndërsa plagosi edhe disa të tjerë.
Për momentin, hetuesit duket se favorizojnë shkakun e një konflikti të brendshëm sesa një veprim terrorist.
Sipas rindërtimit të Le Figaro mund të ishte një krim pasioni: sulmuesi dyshohet se sulmoi një prej kolegëve të tij, një agjent në sektorin administrativ të prefekturës së Parisit.
45 vjecari vrasës, ka lindur në Fort-de-France në vitin1974 dhe mbart një handikap të vogël shurdhërie.

Burri i armatosur që me thikë shkaktoi viktimat, ishte një punonjës i Prefekturës me detyrë përgjegjës për IT dhe detyra të tjera administrative.
Në Twitter, Ratp - kompania që administron transportin publik parizian - njoftoi mbylljen e stacionit Cité, si "masë sigurie".
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe Presidenti i Republikës Emmanuel Macron për të treguar mbështetjen dhe solidaritetin e tij për të gjithë stafin e prefekturës. Ai u shoqërua nga Kryeministri, Eudouard Philippe, dhe Ministri i Brendshëm Christophe Castaner, si dhe Sekretari i Shtetit Laurent Nunez.
Deputetja Anne Hidalgo, në një postim në Twitter shkruan: Në emër të qeverisë dhe gjithë popullit francez, shpreh miqësinë dhe dashurinë tonë për forcat e policisë dhe familjet e viktimave. Ne jemi në anën e tyre
Ngjarja vjen vetëm një ditë pasi Policia Franceze ndërmori një grevë në të gjithë vendin lidhur me dhunën në rritje kundrejt efektiveve të reparteve të ruajtjes së rendit.











Komente
Komento