Në Paris është gjetur pa shenja jete në shtëpin e saj, aktivistja e famshme feministe e Ukrainës, Oksana Shachko.
Një nga katër themelueset e lëvizjes Femen, një lëvizje që ka lindur në Ukrainë në 2008.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë grupi feminist, i cili njihet për protestat nudo. Pranë trupit të Shachko, 31-vjeç me kombësi ukrainase, ishte mesazhi i lamtumirës.

‘Me dhimbje të madhe njoftojmë vdekjen e Oksana’, ka deklaruar Shevchenco, një nga lideret e Femen që jeton në Paris.
Anna Gutsol, një tjetër themeluese e lëvizjes ka shkruar në Facebook: ’RIP. Më e guximshmja Oksana Shachko, na ka lënë. Jemi shumë të pikëlluar dhe jemi pranë miqve dhe të dashurve të saj’.
Gutsol ka shtuar që grupi Femer pret ‘versionin e policisë’, për vdekjen. Sipas Shevchenko, Chatchko është ‘vetëvrarë’.
Komente

