Paris, hajdutët vjedhin verë 600 000 euro në “Maison Rostang”

Paris, hajdutët vjedhin verë 600 000 euro në “Maison Rostang”

Sipas agjencisë AFP, të paktën 150 shishe vere të cilësisë së lartë, të vlerësuara rreth 600 000 euro, u vodhën në një restorant në Paris.

Keqbërësit hynë në kantinën e “Maison Rostang”, që ndodhet pranë Harkut të Triumfit dhe që ishte duke u restauruar, duke hapur një vrimë në mur me diametër 50 centimetra.

Pasi u futën në ambjentet e kantinës, hajdutët vodhën të paktën 150 shishe verë nga më të shtrenjtat në botë.

Në nëntor të vitit 2017, 69 shishe uiski me një vlerë total prej 700 000 eurosh u vodh në një dyqan luksi në Paris.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hajduti i Bagdadit: 08/07/2019 22:09

    Duhet te kene qene shqiptare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë