PARIS, 5 shkurt /ATSH-ANSA/ - Franca nuk favorizon anëtarësimin e Ukrainës në NATO, deklaroi sot presidenti francez, François Hollande në një konferencë shtypi në Paris, një muaj pas atentateve që tronditën kryeqytetin francez.
Hollande, i cili sot pasdite do të shkojë në Kiev, së bashku me kancelaren gjermane, Angela Merkel, para se të vazhdojë misionin e tij në Rusi, theksoi se për gjendjen në Ukrainë opsioni diplomatik nuk mund të zgjaste përgjithmonë.
"Opsioni për gjentjen e një zgjidhjeje diplomatike përsa i takon çështjes së Ukrainës nuk mund të zgjasë pa fund", deklaroi Hollande./ a.jor.










