Paris, ja çfarë bëri një britanik për
 të shpëtuar jetën e të dashurës

Paris, ja çfarë bëri një britanik për<br /> të shpëtuar jetën e të dashurës
 Kjo është Historia e Michael O'Connor, një 30-vjeçar britanik i cili rrezikoi jetën për të mbrojtur të dashurën e tij nga furia e terroristëve në teatrin “Bataclan” në Paris.

"I thashë “të dua”, përgatitu të vdesim. Dhe ajo m’u përgjigj:” Jo, ne nuk do vdesim këtu”.  Është ky pasazhi më prekës i rrëfimit të Michael O’Connor, një 30-vjeçari britanik, raporton “Mirror” i cili ndodhej në sallën e koncerteve në Bataclan gjatë sulmit terrorist.

I riu nën shoqërinë e së dashurës Sara po ndiqte ashtu si gjithë të tjerët koncertin e rrokut të grupit “Eagles of Death Metal” në teatrin “Bataclan” në Paris, i cili u përshi nga zjarri dhe terrori natën e 13 nëntorit.

“Ne arritëm të shihnim 2 djem që po vinin nga fundi i arenës me kallashnikov në duar, mbase ishin AK 47”, tregon Michael teksa shton: “ Filluan të qëllonin mbi turmën, pa thënë asnjë fjalë të vetme”.

Në atë moment është krjuar kaos nga personat të cilët dëshpërimisht kërkonin të dilnin, duke shkelur edhe mbi trupat e viktimave.

“Arrita të shoh në fytyrë njërin nga terroristët, i cili m’u duk shumë i ri, por konfuzioni ishte i madh. Ata vazhdonin të qëllonin  dhe gjithandej kishte vetëm gjak. I pamë teksa rimbushnin kallashnikovët dhe qëllonin përsëri”, rrëfen 30-vjeçari.

Duke mos patur mundësi të largohej, Michael kishte marrë një vendim: të mbronte të dashurën e tij edhe në këmbim të jetës së tij. Ja çfarë tregon ai: “Mendova se do të vdisja, edhe pse nuk e dija se nga do të më vinte goditje fatale. Kishte të plagosur dhe të vdekur përreth nesh. Mora të dashurën time dhe i thashë që e doja. Nuk dija çfarë të bëja, kështu që u ngjita pas trupit të Sarës për ta mbrojtur."

Sëbashku me viktimat e tjera, Michael ka qëndruar palëvizur i shtrirë përtokë, duke mbuluar me trupin e tij Sarën për të mos tërhequr vëmendjen e terroristëve. Vetëm më vonë, Michael dhe Sara u gjetën nga grupi i shpëtimit të përqafuar përdhe.

Tani i riu është shëndoshë e mirë, por nuk do ta harrojë kurrë atë që ndodhi:“Ajo që duan fondamentalistët është terrorizimi. Jo, nuk janë myslimanë, ata janë kafshë, nuk mund të cilësohen qenie humane,” thotë Michael.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur