/ATSH-ANA-MPA/ - Pjesëtarët e Grupit të Brukselit dhe ekspertët ekonomikë grekë kanë vendosur gjatë takimit të tyre në Paris, që u cilësua si produktiv nga burime qeveritare, thirrjen e takimit të ekspertëve të eurozonës, Euro Working Group, të mërkurën më 22 prill.
Ndërkaq, dje vazhdoi për të dytën ditën në Paris takimi i Grupit të Brukselit me ekspertët grekë, në selinë e përfaqësisë greke në OECD.
Objektiv i këtyre takimeve është konstatimi i progresit në konsultimet, por edhe përpjekja që të hidhen disa baza mbi të cilat do të mund të mbështetet marrëveshja.
Bisedimet vlerësohet se do të vazhdojnë deri të martën, një ditë para mbledhjes së Euro Working Group.
/Shqiptarja.com