Sot Paris SG ka zyrtarizuar blerjen e mesfushorit Pablo Sarabia nga Sevillia. Për 27-vjeçarin që luan si mesfushor i avancuar parisienët kanë vendosur të paguajnë klauzolën 18 mln euro, duke mos preferuar të futen në negociata me klubin spanjoll. Këta të fundit jo pak herë tentuan rinovimin e kontratës sezonin e fundit me qëllim për t’i rritur klauzolën, por nuk gjetën gjuhën e përbashkët me futbollistin.
Një tjetër zyrtarizim ka ardhur ditën e sotme por këtë herë në rag trajnerësh. Ashtu siç ishte përfolur pas largimit nga Neëcastle, Rafa Benitez, do të vijojë karrirenë në Kinë me klubin e Dalian Yifang. Lajmin e ka bërë të ditur vetë spanjolli, ndërsa mediat në Angli shkruajnë se Benitez do të përfitojë 15 mln euro në sezon.

Komente

