Përmbysje karakteri që vetëm Real Madrid mund ta bëjë. Kështu mund të përshkruhet ajo që ndodhi në sfidën e grupit në Champions League mes ‘galaktikëve’ dhe italianëve, të cilët nga 3-1 në fund u përmbysën 3-4 nga ‘Los Blancos’. Fillimisht supergolit të De Roon iu përgjigj në të njëjtën mënyrë Kylian Mbappe. Më pas ‘dopieta’ e Malen shpërtheu festën në Olimpico.

Përmbysja e pabesueshme e Realit do të niste në minutën e 83. Nga zhvillimet e 3 goditjeve këndi, të besuarit e Jose Mourinho-s, e kthyen rezultatin në 3-4. Golat e Espi, Endrick dhe Rudiger i dhanë 3 pikët skuadrës spanjolle, që tregoi edhe njëherë ADN evropiane.

Fitore e madhe edhe për Paris SG. Kampionët e Champions League për dy sezone me radhë mposhtën 2-4 Manchester City-n. Pjesën e parë francezët realizuan 3 herë me Doue, Dembele dhe Vitinha, ndërsa anglezët tentuan të rihapin sfidën me Halaand. Pa kaluar shumë Akliouche riktheu qetësinë për Paris SG, ndërsa në vijim një tjetër gol i Halaand vulosi rezultatin. Në fund Ferran Torres gaboi një penallti.

Për t’u veçuar fitorja e Aston Villa-s që shkatërroi me rezultatin e thellë 6-0 Fenerbahcen. ‘Dopietë’ realizuan Niclas Jackson dhe Barkley, ndërsa golat e tjerë erdhën nga Manzambi dhe Abraham.

Në ndeshjet e tjera të orës 21:00 Betis mposhti 3-2 Porto-n, Bodo Glimt befasoi 1-0 Dortmund-in, Slovan Bratislava dështoi 0-3 kundër Sttutgart, ndërsa Shakhtar Donetsk përmbysi 3-1 AEK-un e Stavro Pilos.

Në orën 18:45 Liverpool fitoi pas 9 golash me LASK-un. Anglezët ia dolën në Austri me rezultatin 3-6, ndërsa Feyenoord përmbysi 3-1 Como-n e Cesk Fabregas.

Rezultat e mbrëmjes

Feyenoord            3-2     Como

LASK                    3-6     Liverpool

Roma                    3-4     Real Madrid

Aston Villa             6-0     Fenerbahce

Betis                      3-2     Porto

Bodo Glimt            1-0     Dortmund

Manchester City    2-4     Paris SG

Shakhtar Donetsk 3-1     AEK

Slovan Bratislava  0-3     Sttutgart