Të gjitha shkollat rreth Notre-Dame do të "pastrohen tërësisht" deri në fund të muajit, si një masë paraprake për të shmangur çdo rrezik të ndotjes nga plumbi për shkak të zjarrit që shkatërroi katedralen në mes të muajit prill.
Bashkia e qytetit të Parisit siguron banorët se “rreziku është minimal”
Mediapart, në një lajm të botuar sot, deklaroi se një muaj pas zjarrit që shkatërrojë katedralen, në shkollat rreth Notre-Dame, niveli I ndotjes nga plumbi ka qënë deri në 10 herë më shumë se norma e lejuar.
Katedralja Notre Dame në Paris u përfshi nga një zjarr masiv më 15 prill. Zjarrfikësit arritën të shpëtojnë strukturën kryesore të gurit të ndërtesës gotike, të vjetër 850 vjet, përfshirë dy kullat e saj.