Në lumin e Senës, në Paris, këto ditë mund të shohim disa objekte të çuditshme, të bardha, të rrumbullakëta dhe të heshtura, që shëtisen nëpër ujë me 30 km/orë, të cilat konkurojnë lehtësisht anijet e turistëve, gomonet për transportimin e mallrave dhe të gjitha varkat e tjera, përveç atyre të policisë, që lejohen të lëvizin me vetëm 18 km/orë.

Bëhet fjalë për ato që quhen ‘Seabubbles’. "Taksitë fluturuese" bënë një seri provash, përpara se të përdoren dhe shiten.

Në daljen e parë taksia fluturuese u ndalua menjëherë nga policia, e cila mbase nuk ishte paralajmëruar.

Këto anije, të aprovuara tashmë për transport privat, mund të transformojnë lëvizshmërinë në kryeqytetin francez, në një mënyrë alternative dhe ekologjike.

Automjeti, 100% elektrik dhe i aftë të lundrojë mbi ujë, do vazhdojë të testohet edhe disa ditë të tjera.

‘Seabubbles’ ka hapësirë në bord për pesë pasagjerë. Prototipi i parë u testua në qershor të vitit 2017

"Shpresojmë të fillojmë shërbimin në pranverën e ardhshme", thotë bashkë-themeluesi suedez Anders Bringdal.