TIRANE- Mediat franceze raportojnë se tre gra me origjinë kurde dhe pjesë të partisë së Punës Kurde (PKK) janë gjetur të vrara me armë zjarri në Institutin Kurd në kryeqytetin francez.

Trupat e pajetë u gjetën rreth orës së 2 e mëngjesit duke u gdhirë dita e ejnte dhe secila prej tyre ishin goditur nga një plumb në kokë. Njëra nga viktimat Fidan Dogan 32 vjec thuhet se është bashkëthemeluesja e lëvizjes separatiste kurde PKK dhe një punojëse e Institutit. Skena e krimit të jep idenë e një ekzekutimi, por do të jenë hetimet që do të përcaktojnë rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë – precizoi një burim nga policia .

Ekzekutimi ndodh në një kohë që Turqia është bisedime me liderin rebel kurd Abdullah Oçalan i cili ndodhet në një burg, në përpjekje për ta bindur që lëvizja separatise kurde të ulë armët. Lideri Oçalan, ka ndikim të rëndësishëm në organizatën PKK që ai vetë krijoi dhe konsiderohet si një grupim terrorist nga Turqia, SHBA-ja dhe vendet e Bashkimit Europian. Gjatë konfliktit 25 vjecar mes shtetit turk dhe kurdëve humbën jetën rreth 40 mijë veta.

Ministri i Brendshëm francez Manuel Valls vizitoi vendin e ngjarjes duke komentuar se vrasjet janë të patolerueshme dhe hetuesit do të bëjnë punën e tyre për të zbardhur krimin e rëndë.

(lç/sg/shqiptarja.com)