PARIS, 14 dhjetor /ATSH-AFP/ - Tre në katër francezë, thënë ndryshe 72 për qind e tyre, ka një opinion të mirë për kancelaren gjermane, Angela Merkel, sipas sondazhit të kompanisë Ifop për gazetën franceze "Journal du dimanche".
"Merkel, e cila fitoi sërish në mënyrë triumfale kreun e partisë së saj, CDU, nuk merr përlqimin e vetëm 28 për qind të francezëve", tha Ifop.
Për t'u theksuar është fakti që edhe pse gjatë javës së kaluar ajo u sulmua shumë nga klasa politike franceze për kritikat ndaj reformave të ndërmarra nga Parisi, sërish kancelarja ruan një mendim pozitiv nga qytetarët francezë.
Të djathtët francezë kanë një opinion të mirë për Merkelin në masën 95 për qind, ndërkohë që te të majtët kjo përqindje është 68.
Sondazhi i sipërcituar u realizua më 11 dhe 12 dhjetor dhe në të u oyetën të paktën 1 011 persona./ a.jor.