Paris- Tre persona janë sulmuar me thikë në stacionin e Lionit në Paris. Policia ka arrestuar personin e dyshuar informon agjencia e lajmeve AFP duke cituar policinë.
Ende nuk dihet motivi i sulmit. Sipas një informacioni paraprak të policisë, sulmi ka ndodhur rreth orës 08:00. Tre persona kanë plagë të lehta.
Incidenti cilësohet shqetësues në qytetin mikpritës të Lojërave Olimpike që nisin pas 6 muajsh. Parisi është duke i rritur masat e sigurisë teksa përgatitet për t’i mirëpritur 10.500 atletë dhe miliona vizitorë në ngjarjen më të madhe sportive në Paris pas një shekulli.
Një muaj më parë, një burrë sulmoi kalimtarët pranë Kullës së Eifelit, duke vrarë një turist gjerman me thikë dhe duke lënduar dy njerëz të tjerë.