Manuel Valls
PARIS, 1 shkurt /ATSH-AFP/ - Franca do të ndihmojë Greqinë për respektimin e angazhimeve të saj dhe për inkurajimin e vullnetit për të qendruar në euro, deklaroi sot kryeministri Manuel Valls, pak para një takimi të ministrit grek të Financave me homologun francez.
"Roli i Francës është për të inkurajuar vullnetin e popullit grek për të qëndrur në euro dhe për ta ndihmuar në mënyrë sovrane, por në të njëjtën kohë si pjesë e një komuniteti, për të respektuar angazhimet e saj në kuadër të rregullave tona të përbashkëta", nënvizoi kryeministri.
Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis do të takohet me homologun francez, Michel Sapin në kuadër të një turneu evropan që parashikon të marrë mbështetje në udhëkryqin e qeverisë greke për lehtësimin e barrës së borxhit.
"Çdokush e kupton se politikat ndëshkuese shtrënguese nuk mund të jenë një projekt i Bashkimit", theksoi kryeministri francez./
/ec/