PARIS, 2 shkurt /ATSH-ANA-MPA/ - Takimi i ministrit grek të Financave, Janis Varufaqis me homologun e tij francez Michel Sapin në një atmosferë miqësore, ndërkohë që Varufaqis theksoi se ajo që synon qeveria greke është një kontratë e re, që vetë ai do të donte ta quante një kontratë sociale.
"Nuk është prioritet sigurimi i menjëhershëm i këstit të radhës të kredisë", deklaroi ai.
Sipas grafikut që prezantoi, qeveria greke kërkon një periudhë "frymëmarrjeje" deri në fund të shkurtit për të finalizuar propozimet e veta analitike për reformat, krizën humanitare dhe borxhin.
Janis Varufaqis vuri gjithashtu në dukje se objektivi është që procesi të përmbyllet deri në fund të majit, pasi menjëherë pas këtij afati Greqia ka detyrime me bonde ndaj Bankës Qendrore Europiane.
Ndërkohë, Sapin garantoi për vullnetin e Francës për të shoqëruar qeverinë e re greke në përpjekjet e veta./
a.jor.