Paris/ Zjarr, dhunë dhe përleshje me policinë, protestuesit mësyjnë në Champs-Élysées

Qytetarët francezë kanë hyrë këtë të shtunë në Champs-Élysées, nga një protestë e tensionuar dhe e agravuar që po zhvillohet përgjatë dy javëve kundër rritjes së çmimit të karburantit.

Mediat e huaja shkruajnë se një person me granatë në dorë, i gjendur në mesin e protestuesve, ka kërkuar një takim me presidentin Emmanuel Macron. I përshkruar si një burrë i veshur me një jelek të verdhë forforeshent, 45-vjeçari iu dorëzua policisë pas disa orësh negociatash. Zemërimi i të veshurve me jelekë fosforeshentë, simbol i kësaj proteste, drejtohet pikërisht nga Macron, të cilit i faturohet ngritja e çmimit të karburantit edhe në tregjet globale.

Protestuesi i cili mbante granatë në dorë

Raportohet se në protestë janë përfshirë mbi 30 mijë persona. Të revoltuar, ata kanë djegur tendat dhe lokalet e Parisit. Por pavarësisht se sulmet e dhunshme janë përqëndruar në kryeqytetin e Francës, protestuesit mësohet se janë shtrirë edhe në zona të ndryshme të saj. Policia ka përdorur për të ulur tensionet gaz lotsjellës dhe ujë me presion, por përplasjet kanë shpërthyer në mënyrë të pashmangshme edhe në Champs Elysees. Në këtë të fundit, protestuesit  kanë hyrë me dhunë. Një javë më parë, protesta e të veshurve me jelekë fosforeshentë solli edhe vdekjen e dy personave.

Në Francë, çmimi i karburantit është rritur me rreth 23% gjatë 12 muajve të fundit, në një mesatare prej 1,51 euro. Kjo është cilësuar si rritja më e lartë e saj që prej viteve 2000. Vendimi për të shtuar edhe 6.5 cent për litër benzinë dhe 2.9 cent mbi litrin e naftës, që do të vihet në jetë nga 1 janari i 2019-s, bëri që zemërata popullore të shpërthente në këtë formë.

Ora 13:57
Paris/ Zjarr, dhunë dhe përleshje me policinë, protestuesit mësyjnë në Champs-Élysées
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      27 Nëntor, 11:43

      Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



    ×

    Lajmi i fundit

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë