Pas bankës franceze "BNP Paribas", shumë bakna të tjera evropiane janë nën mikroskopin e drejtësisë amerikane, Parisi dhe Berlini kërkojnë një pozicionim evropian të përbashkët mbi këtë çështje, njoftoi sot një zëdhënës i ministriesë gjermane të Financave.
"Kio çështje është bërë objekt bisedimesh mes Gjermanisë dhe Francës dhe dy vendet vendosën të trajtojnë kërë çështje në nivel evropian", njoftoi gjatë një conference për shtyp të qeverisë ky zëdhënës.
"Ne dëshirojmë të arrijmë në një pëozicionim evropian të përbashkët", shtoi ai.
"Financial Times" raportoi sot se Franca ka arritur të marrë mbështetjen e Gejrmanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe, për të ngritur çështjen e "ekstraterritorit" në menunë e diskutimeve të G20 në Brisbane (Australi) në nëntor.
Ky term i referohet vendimeve të drejtësisë amerikane mbi fakte që nuk kanë ndodhur në SHBA, por që bazohet mbi faktin se veprimet janë zhvilluar duke përdorur dollarin.
Banka franceze "BNP Paribas" morri në korrik një gjobë prej 8,9 miliardë dollarë sepse ka zhvilluar veprime në dollarë me vende që ishin nën sanksione ekonomike amerikane.
Por edhe banka të tjera tashmë ndodhen nën analizimin e Uashingtonit, si "Crédit Agricole", "Deutsche Bank" apo "Unicredit"./ATSH/
/Shqiptarja.com