Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi
Fundi i Lojërave Olimpike
FRANCË - Parisi u ka thënë lamtumirë Lojërave Olimpike Verore në mbrëmjen e së dielës, pas organizimit të garave që janë lavdëruar në gjithë botën.
Ceremonia e mbylljes së Lojërave është mbajtur para 71.500 spektatorëve në stadiumin Stade de France, të cilët kanë duartrokitur gjatë parakalimit të rreth 9.000 atletëve, me flamuj të shteteve të tyre në duar.
Ceremonia ka nisur me heroin Francez të notit, Leon Marchand – fitues i katër medaljeve në këtë Olimpiadë – i cili e ka bartur flakën olimpike prej qendrës së Parisit për në stadium.
Mbyllja e këtyre Lojërave e nis numërimin mbrapsht për organizim të Olimpiadës së radhës pas katër vjetëve në Llos Angjelles.
Përgjatë 17 ditëve të garave janë regjistruar shumë momente mbresëlënëse, dhe janë thyer shumë rekorde nëpër sporte të ndryshme.
Për dallim prej ceremonisë hapëse, ditë me shi në Lumin Sena, ceremonia mbyllëse ka nisur pas perëndimit të diellit në kryeqytetin francez.
Shtetet e Bashkuara kryesojnë për medaljet e fituara në këtë Olimpiadë, 40 të arta dhe 126 në total.
Kina është e dyta, me 91 të tilla.
Shqipëria mori dy medalje bronzi në këtë Olimpiadë në sportin e mundjes. I pari ishte Chermen Valiev i cili dje bëri historinë duke i dhënë Shqipërisë për herë të parë një medalje në Lojërat Olimpike. Ndërsa sot, ishte radha e mundësit tjetër, Islam Dudaev që mori një medalje tjetër të bronzi.
Kosova është përfaqësuar në këtë Olimpiadë me 9 sportistë dhe ka siguruar dy medalje olimpike.
Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medalje të argjendtë, ndërsa xhuditja tjetër, Laura Fazliu të bronztë.
Në total, Kosova gëzon pesë medalje olimpike prej pjesëmarrjeve në tri Olimpiada./ REL
G.K/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
82.5%
-
Të gabuar
13.7%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 2256
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Franca do të formojë Qeverinë e re javën e ardhshme, kryeminstri i ri Michel Barnier do përzgjedhë ministrat e kabinetit
11 Shtator, 17:28
-
11 shtator 2001/ 23 vite nga sulmet terroriste në SHBA, rreth 3 mijë të vrarë! Si ndryshoi bota më pas
11 Shtator, 15:26
-
Debati Harris-Trump dhe qytetërimi politiko-mediatik që të gjithë ëndërrojmë!
11 Shtator, 10:44
-
Nisi me një shtrëngim duarsh, 5 momentet kryesore nga debati i ashpër presidencial mes Harris dhe Trump
11 Shtator, 09:57
-
Ushtria izraelite: Mund të kemi vrarë pa dashje një aktiviste amerikane
11 Shtator, 09:30
-
Biden: SHBA po punon për t’ia hequr Ukrainës kufizimin e përdorimit të armëve me rreze të gjata
11 Shtator, 09:29
-
Sondazhi i CNN dhe SSRS: Debatin e fitoi Kamala Harris me 63% mbështetje të shikuesve! Para sfidës demokratja ishte shumë pikë pas Trump, 4% ndryshuan mendje
11 Shtator, 09:26
-
SHBA sanksione të reja ndaj Iranit, pas akuzave se Teherani po furnizon Rusinë me raketa
11 Shtator, 09:04
-
Debat, gjuhë shenjash dhe kod veshjeje! Nga kravata e kuqe te kostumi i zi femëror, çfarë kuptimi kishin stili estetik i Harris dhe Trump
11 Shtator, 08:46
-
23 vite nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA, Begaj: Kërcënimi i terrorizmit nuk është zhdukur! Basha: Në krah të aleatëve tanë strategjik
11 Shtator, 08:43
-
Pikantet e debatit presidencial, Harris e vendos Trumpin në ‘cep’ dhe e sfidon për debat të dytë: Unë nuk jam Biden! Ish-presidenti: Emigrantët po hanë qen dhe mace shtëpiake!
11 Shtator, 08:16
-
Taylor Swift (me mace) kundër Trump! Superylli përkrah Kamala Harris
11 Shtator, 08:01