Paris 2024/ Dudaev rishkruan historinë e Shqipërisë, i siguron medaljen e dytë të bronztë në Lojërat Olimpike

PARIS- Një tjetër arritje historike për Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024. Mundësi Islam Dudaev i ka siguruar vendit tonë medaljen e dytë të bronztë.

Mundësi nga Çeçeni i natyralizuar në shqiptar, fitoi medaljen e bronztë kundër hungarezit Iszmail Muszukajev me rezultatin 13-12, në kategorinë 65 kilogramë stil i lirë.

Dudaev e nisi mirë me dy kapje dhe hedhje, duke e çuar rezultatin menjëherë në 6-0. Më pas, rezultati kaloi në 8-4 pas një aksioni ku u desh përsëritja. Hungarezi ngushtoi diferencën me 2 pikë të tjera dhe raundi i parë u mbyll me shifrat 8-6 për mundësin e Shqipërisë.

Muszukajev u hodh në sulm por Dudaev u përgjigj shpejt me 4 pikë radhazi duke siguruar avantazh të rëndësishëm për minutat e fundit. Kundërshtari i tij u mundua të kthente fatin e ndeshjes, teksa barazoi 12-12, por një pikë e fundit e siguruar nga Dudaev i dha atij medaljen e bronztë, të dytën për Shqipërinë në këto Lojëra Olimpike.

29-vjeçari një ditë më para u eliminua në çerekfinale, por për shkak se kundërshtari shkoi deri në finale u rikualifikua dhe sot kishte dy ndeshje për medaljen e bronztë. Fillimisht përballja kundër amerikanit u anulua pasi kundërshtari ishte mbi peshë, ndërsa në ndeshjen e medaljes Dudaev arriti të fitonte 13-12 kundër hungarezit.

Një ditë më parë Chermen Valiev fitoi të bronztën në kategorinë 74 kilogramë duke sjellë edhe medaljen e parë për Shqipërinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:02
LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët

Dy mundësit që garuan për Shqipërinë në Lojërat Olimpike dhe fituan medalje bronzi, Valjev dhe Dudaev bën krenar të gjithë sportdashësit shqiptarë dhe jo vetëm.

Për këtë arritje historike, dy medalistët e Shqipërisë edhe do të shpërblehen nga qeveria.

Siç parashikohet në ligjin e sportit të miratuar në vitin 2021, medalistët me medalje bronzi shpërblehen me 5 milionë lekë të reja dhe do të marrin dhe gradën kolonel.

Ora 13:48
PROFIL/ Kush është Islam Dudaev, fituesi i dytë i medaljes Olimpike për Shqipërinë

Islam Lechiyevich Dudaev është një mundës me origjinë ruse dhe i natyralizuar si shqiptar. Ai fitoi medaljen e artë në 65 kg stil i lirë për meshkuj në Kampionatin Evropian të Mundjes 2024 të mbajtur në Bukuresht, Rumani.

Karriera

Në vitin 2022, Dudaev fitoi një nga medaljet e bronzta në 65 kg për meshkuj në Kampionatin Evropian të Mundjes të mbajtur në Budapest, Hungari.

Ai gjithashtu fitoi një nga medaljet e bronzta në 74 kg në Lojërat Mesdhetare 2022 të mbajtura në Oran, Algjeri. Dudaev fitoi medaljen e artë në 65 kg për meshkuj në Kampionatin Evropian të Mundjes 2024 të mbajtur në Bukuresht, Rumani.

Ai konkurroi në Turneun Olimpik të Kualifikimit të Mundjes Evropiane 2024 në Baku, Azerbajxhan duke shpresuar të kualifikohej për Lojërat Olimpike Verore 2024 në Paris, Francë.[6] Dudaev u eliminua në ndeshjen e tij të tretë dhe ai nuk u kualifikua për Olimpiadën.

Një muaj më vonë, ai fitoi një vend kuotë për Shqipërinë për Olimpiadën në Turneun Botëror të Kualifikimit të Mundjes 2024 të mbajtur në Stamboll, Turqi.
Dudaev ka fituar dhe ditën e sotme si përfaqësues i Shqipërisë dhe medaljen e bronztë, e dyta për Shqipërinë brenda 24 orëve.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drlagjia 5: 12/08/2024 00:37

    Ne i kemi pasur kampionet dhe i lejuam te garojne per flamure te tjere... Asgje kunder dy sportisteve,po qe nuk i ndjej dhe aq shume si medalje e Shqipererise eshte e vertete Mungese largpamesie...

    Përgjigju
  • Arben: 11/08/2024 14:48

    Rendesi ka flamuri qe perfaqeson jo origjina! Bravo Edi Rama per keto zgjidhje te mrekullueshme qe ben! Na ben te ndjehemi krenare per flamurin! Me keto ngordhesirat - sportiste koti - qe kemi ne Shqiperi as ne vitin 2100 nuk do kishim medalje! E vetmja mundesi eshte te natyralizojme te huaj! Investim me i vogel e sukses fantastik!

    Përgjigju
  • Olsi: 11/08/2024 14:20

    Cmenduri. Te gezohesh se fituan ruset. Vetem sorrosianet pseudopatriote mund ta bejne kete cmenduri.

    Përgjigju
  • Shqip: 11/08/2024 13:24

    Bravo, kjo do te nxise shqiptaret te merren me shume me sportin

    Përgjigju
  • 3D: 11/08/2024 13:22

    SHABAN SEJDIU DHE SHABAN TËRSTENA TË DY SHKUPIJANË ISHIN TË PARËT SHQIPTARË QË FITUAN MEDALJE OLIMPIKE FALË LEGJENDËS MENTAZ ALLAJBEGU POR NËN FLAMURIN JUGOSLLAV

    Përgjigju
  • Bobi: 11/08/2024 13:12

    Urime kampione

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë