Presidenti francez, François Hollande, kërkoi sot një dialog të sinqertë të Turqisë me Evropën për aderimin e mundshëm të Ankarasë në BE, duke theksuar se kjo është e mundur vetëm nëse ka negociata.
"Është e nevojshme që Turqia të mund të ketë një dialog që të jetë i sinqertë me Evropën. Nuk bëhet fjalë të dihet nëse do të ketë një aderim, është e nevojshme të dihet nëse kjo është e mundur. Dhe kjo bëhet vetëm nëse ka negociata ", deklaroi Hollande në përfundim të një takimi në "Elysée" me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan.
Duke shprehur keqardhje për bllokimet ndaj aderimit të Ankarasë në BE të ardhura kryesisht nga Franca në të kaluarën, Erdogani tha nga ana e tij se "shprson të ketë të reja të mira nga ana e Hollande, që të jenë më pak të mjergullta se sa ato të paraardhësve të tij mbi këtë çështje".
"Është e vërtetë që ka pasur bllokime, që nuk vinin vetëm nga Franca dhe që bien mbi çështje shumë të vështira", pranoi Hollnade, duke përmendur në veçanti çështjet e negociatav mbi të drejtat themelore dhe mbi drejtësinë.
Turqia është zyrtarisht kandidate për në BE që prej vitit 1999 por negociatat, e filluara në vitin 2005, janë më të ngadaltat e zhvilluara ndonjëherë nga Be-ja, ku janë diskututar vetëm 14 kapituj nga 35 dhe vetëm një është mbyllur deri tani.
ATSH
/Shqiptarja.com