/ATSH-AFP/ - Franca do të japër rreth 300 milionë euro ndihmë shtesë për Malin, kryesisht për zhvillimin e veriut të vendit, ndërkohë që presidneti Ibrahim Boubacar Keita do të jetë javën që vjen për vizitë në Paris, sipas burimesh diplomatike franceze.
"Ne do të japim rreth 300 milionë euro deri në vitin 2017, ku një pjesë e konsiderueshme do të shkojë për veriun e vendit, ku rebelt tuareg dhe grupet e armatosura proqeveritare sapo kanë vendosur paqe mes tyre", sipas të njëjtit burim.
Kjo shumë, që do të jepet me këste duke filluar nga viti 2015 deri në fund të vitit 2017, do t'i shtohet 300 milionë eurove hua dhe ndihmë të dhëna nga Franca gjatë konferencës së donatorëve për Malin në maj 2013 në Bruksel.
/Shqiptarja.com