Parisi “çmendet” pas Oscar Wilde,
4 muaj ekspozitë me 200 objekte 

Parisi “çmendet” pas Oscar Wilde,<br />4 muaj ekspozitë me 200 objekte 
Oscar Wilde është ndër shkrimtarët dhe dramaturgët më të njohur, ndër më të përkryerit që ka njohur bota. Parisi ka zgjedhur ta respektojë figurën e tij për herë të parë në mënyrë masive, me një ekspozitë gjigante për të. 

Fotografi, dokumente, piktura dhe gjësende personale nga legjenda janë pjesë e ekspozitës që është hapur dje në Paris, me kurator nipin e Wilde.
Oscar Wilde ka vdekur në Paris, dhe ka folur një frëngjishte të bukur pasi ka jetuar për shumë kohë në Francë, sepse u desh të largohej nga Irlanda për shkak se gjykohej si homoseksual.
Asnjëherë nuk ka pasur ekspozitë të madhe që i kushtohet vetëm atij. Dhe Franca po çuditet, prandaj vendosa të marr gjithçka të tijën, punë, vepra, dokumente, ditarët e tij, muzikën që ka dëgjuar, të gjitha t’i vendosim në një ekspozitë” tregon nipi i tij, Merlin Holland, i cili ka mbledhur 200 objekte të cilat janë pjesë e ekspozitës në Petit Palais.

Wilde ka krijuar, mes tjerash, vperën dramtike “Portreti i Dorian Gray-it. Në ekspozitë ka edhe portrete të gruas së Oscar Wilde, Konstancës.
Ekspozita e titulluar “Oscar Wilde: Insolence Incarnate” do të rrijë e hapur deri me 15 janar të vitit tjetër.
Oscar Wilde është ndër shkrimtarët dhe dramaturgët më të njohur, ndër më të përqyerit në botë.

Redaksia Online
B.K/shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot