Autoritetet e Parisit u kanë bërë thirrje turistëve të dashuruar të mos kyçin më drynë mbi urën ikonike të dashurisë, si shenjë për dashurinë e tyre të përjetshme, por ndërkohë të bëjnë nga një selfie dhe ta ruajnë si kujtim.
“Çelësat e dashurisë” nisën të shfaqeshin mbi urat e Parisit më shumë se 5 vite më parë, me emrat e çifteve të shkruara mbi to, si simbol për dashurinë e tyre. Por pas rrëzimit të një prej anëve të urës në Pont des Arts një muaj më parë, autoritetet e qytetit kanë ngritur shqetësimin se drynët metalikë duhet të ndalohen. Ata janë të panumërt dhe shumë të rëndë, ndaj pesha e tyre mund të shkatërrojë urat ku janë vendosur, duke vënë në rrezik jetën e turistëve.
Sipas ekspertes, Vanessa Panneto urat mbajnë rreth 27,000 kg peshë të tepërt ndaj ajo dhe aktivistë të ndryshëm kanë nisur të vendosin ngjitësa në urë ku u kërkohet çifteve që të mos rëndojnë urën me kyçe të rënda, por në vend të saj të bëjnë nga një “selfie”. Çifti i sapopmartuar Ana dhe Klaudio Rasoira nga Pavia e Italisë thanë se kjo traditë nuk ishte unike vetëm në Itali pasi dhe ata kanë urën e Romeos dhe Julietës në Verona, apo dhe të tjera në Florencë dhe Romë. Ndaj sipas Klaudia nuk kishte ndonjë problem për ta që nuk mund ta kyçnin në Paris drynin e dashurisë së tyre, dhe do të mjaftohen vetëm me një selfie mbi urën e dashurisë.
Edhe çifte të tjera që e vlerësojnë shumë si praktikë dhe u duket mjaft domethënëse për të mbajtur të pandarë përjetë dashurinë e vërtetë, thanë se kjo ishte një zgjidhje e drejtë për të mos ndodhur ndonjë katastrofë.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO