Parisi nën sulm/ Terrori i
popullit francez në VIDEO

Parisi nën sulm/ Terrori i<br />popullit francez në VIDEO
Janë të papërshkrueshme me fjalë momentet e terrorit që përjetoi populli francez pas sulmeve të njëpasnjëshme terroriste që shënuan qindra të vdekur. Sulmet me shpërthime dhe të shtëna me breshëri kallashnikovi nga tetë terroristë, të gjithë të vrarë tashmë nga policia franceze, vunë nën panik Francën. 

Sulmet ndodhën në qendër të Parisit, pranë stadiumit ku luhej ndeshja miqësore Francë-Gjermani e ku i pranishëm ishte dhe presidenti Francosi Hollande. Ndërsa me qindra qytetarë të tjerë u morën peng në sallën e koncerteve Bataclan ku performohej muzikë rock. Aty sulmues qëlluan me armë duke shënuar në mesin e qytetarëve të pafajshëm artdashës me dhjetëra viktima. Nga jashte salles se koncerteve vjen edhe video me tragjike e filmuar nga nje qytetar francez: Njerezit varen neper dritare per te shpetuar, te tjere vrapojne mbi trupar e viktimave pertoke. Pamjet jane shokuese.

Me të dëgjuar sulmet e parë tifozët që ndiqnin në stadium Francë-Gjermani "pushtuan" fushën e blertë, ndërsa pas orëve të tëra të bllokuar në stadium për arsye sigurie ata u evakuuan. Momenti i dalje nga stadiumi është vërtet rrëqethës. Mes zërit të ngjirur nga tmerri i përjetuar dhe gëzimit që mundën të dalin gjallë, tifozët këndojnë himnin kombëtar francez "Marsejezen"

Video shokuese - Masakra ne sallen e koncerteve, njerezit varen ne dritare, vrapojne te shpetojne mbi viktimat






Video - Tifozët e evakuuar nga stadiumi këndojnë himin francez



Video -
Ndertohet skema, si u kryen sulmet terroriste ne Paris
Kjo është një video e cila ka rindërtuar skemën e masakrës së bërë nga terroristët në Paris. Video-skema është rindërtuar nga një televizion britanik, sipas të dhënave të marra nga burimet e policisë franceze



Video - Momenti kur tizofet e evakuuar lene stadiumin pas shperthimit



Video-
 Panik ne stadium pas shperthimit, tifozet ne miqesoren France-Gjermani "pushtojne" fushen



Video
- Te shtenat ne Bataclan - video e filmuar me celular



Video -
Te mbijetuarit nga Bataclan



Video - Te shtenat e para degjohen ne stadium gjate miqesores France -Gjermani



FOTO- Brenda salles se koncertit ne bataclan gjate performances se grupit rock "Eagle of Death metal" pak para sulmit 
foto batalan para sulmit



Video - Pamjet e para pas bresherise se te shtenave, video amatore nga nje restorant



Video - Parisi ne mengjes pas sulmeve
Këto janë pamjet që vijnë nga Parisi mëngjesin e sotëm, pak orë pas sulmeve terroriste që kanë marrë jetën e të paktën 120. Në rrugën “Bichat”, nuk ka asnjë vitrinë dyqani “të shëndoshë”, shkruan Stefano Menichini në Twitter që ka shpërndarë edhe videon.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh