'Parisi nën rrethim', qeveria franceze planifikon masa shtesë në favor të fermerëve
Foto nga protesta në Francë
Kryeministri francez, Gabriel Attal, tha se po planifikonte masa shtesë për të mbrojtur sektorin bujqësor të vendit pasi Parisi është nën kërcënimin e një rrethimi nga fermerët e zemëruar që i shohin masat e para të shpallura nga qeveria franceze si të pamjaftueshme.
“Dua që të sqarohen gjërat dhe të shohim se çfarë masash mund të marrim, masa shtesë, për këto histori të konkurrencës së pandershme. Nuk është normale që nuk mund të përdorni produkte të caktuara, ndërsa vendet fqinje, Italia e të tjera, munden”, tha Gabriel Atal gjatë vizitës së tij sot në një fermë në jug të Parisit ku dëgjoi protesta për një sërë çështjesh që shkaktojnë krizën në sektorin e bujqësisë: rënia e të ardhurave, pensionet e ulëta, burokraci dhe konkurrenca nga jashtë.
Vizita e kryeministrit francez vjen në një kohë kur situata rrezikon të përkeqësohet, pas një pauze të përkohshme nga mobilizimet bujqësore. Fermerët e dy sindikatave kryesore bujqësore po kërcënojnë me një rrethim të pacaktuar të kryeqytetit francez.
“Nga e hëna, 29 janar ora 14:00, të gjitha rrugët që të çojnë në kryeqytet do të jenë të bllokuara nga fermerë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Megjithatë, rrjedha dhe forma e mobilizimeve rurale në nivel kombëtar nuk janë vendosur. Sot, shumë rrugë të rëndësishme mbeten të bllokuara, pavarësisht nga de-përshkallëzimi, në Brittany (veri) dhe Garde (jug).
Zemërimi i fermerëve francezë vjen pas mobilizimit të fermerëve gjermanë në fund të dhjetorit kundër taksës mbi naftën bujqësore të vendosur nga qeveria e Olaf Scholz.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.5%
-
Jo
38.3%
-
Nuk e di
13.2%
Vota total: 1970
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës
11 Janar, 13:37
-
E paprecedentë! Spitali i Durrësit bën gabim llogaritë e pagave, u kërkon shoferëve të ambulancave të kthejnë mbrapsht 120 mijë lek
9 Janar, 16:26
-
Ambicia e Trump për Groenlandën, Franca: BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e saj
8 Janar, 15:12
-
Didier Deschamps largohet nga kombëtarja franceze e futbollit pas Botërorit 2026, në Francë gjejnë pasuesin
8 Janar, 08:33
-
Vdes lideri i së djathtës ekstreme në Francë, Jean-Marie Le Pen
7 Janar, 14:21
-
Ish-Presidenti Sarkozy përballet me drejtësinë, akuzohet se përfitoi fonde ilegale nga Gaddafi
6 Janar, 15:35
-
'Dhurata' e Macron për Kievin, mbërrijnë bombarduesit e frikshëm 'Mirazh 2000'
5 Janar, 13:35
-
Tel Aviv/ Protestë kundër Netanyahu, kërkohet fundi i luftës! Izraeli bombardoi 100 objektiva! Rinisin diskutimet në Doha
5 Janar, 13:06
-
Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet
3 Janar, 22:53
-
Intervista/ Meloni: Pakti për emigrantët me Shqipërinë, leksion për Europën! Roli i Italisë ka ndryshuar! Musk, gjeniu i kohës sonë portretizohet si përbindësh
3 Janar, 15:52
-
Francë/ Katër mjekë dhe një polic merren peng nga një i burgosur në burgun e Arles
3 Janar, 14:10
-
‘Mbaj përgjegjësi të plotë’, Macron pranon gabimin e tij në fjalimin e fundvitit: Shpërndarja e Parlamentit dështoi
1 Janar, 12:08