Parisi përgatitet për gjyqin historik ndaj mbështetësve të terroristëve të masakrës në redaksinë e Charlie Hebdo

Parisi përgatitet për gjyqin historik ndaj mbështetësve të terroristëve të masakrës në redaksinë e Charlie Hebdo

Më 2 shtator do të zhvilohet në Paris gjyqi kundër 14 të pandehurve që dyshohet se i kanë dhënë mbështetje logjistike vëllezërve Kouachi dhe Amédy Coulibaly, autorë të sulmit në redaksinë e Charlie Hebdo, vrasjen e një gruaje policie komunale dhe ekzekutimin e 4 burrave në një supermarket kosher.

Le të kujtojmë faktet: më 7 janar 2015, vëllezërit Kouachi depërtuan në redaksinë e satirikes Charlie Hebdo, duke vrarë 12 persona dhe më pas u arratisën. Të nesërmen, Amédy Coulibaly vrau fillimisht një agjent komunal në Montrouge, afër Parisit dhe më pas, më 9 janar, ekzekutoi 4 burra, të gjithë të fesë çifute, të marrë peng brenda një supermarketi kosher në lindje të kryeqytetit. 3 terroristët u vranë më vonë nga policia.

Gjuqi, i cili duhej të fillonte para verës, është shtyrë për shkak të pandemisë dhe do të filmohet në kamera për shkak të interesit të saj të lartë në arenën ndërkombëtare, dhe për shkak të vendimit në pritje që premton të jetë historik.

Nga 14 personat që do të gjykohen, 3 prej tyre u larguan disa orë pas sulmeve dhe mendohet se u vendosën në Siri ose Irak dhe më vonë u vranë në teatrot e luftës në Lindjen e Mesme. Vdekja e tyre nuk është konfirmuar kurrë zyrtarisht, kështu që të tre akoma i nënshtrohen një urdhri arrest ndërkombëtar.

Të pandehurit akuzohen për bashkëpunim në akte terroriste dhe anëtarë të grupeve kriminale. Ata rrezikojnë dënime që variojnë nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Hetimet ndërkohë vazhdojnë për të vërtetuar mbështetjen e mundshme që vëllezërit Kouachi mund të kenë pasur nga Jemeni.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat