Parkimi i ri nëntokësor në Berat, Rama: Kapacitet për rreth 200 automjete

Parkimi i ri nëntokësor në Berat, Rama: Kapacitet për rreth 200 automjete

Parkimi i ri nëntokësor në Berat është tashmë në funksion të qytetit. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky parkim, i cili ka një sipërfaqe prej 7.600 m2 dhe me një kapacitet për rreth 200 automjete. 

“Ky është parkimi i Ri Nëntokësor në zemër të qytetit të Beratit, me një sipërfaqe prej 7.600 m2 dhe me një kapacitet për rreth 200 automjete tanimë në funksion të qytetit duke ndikuar pozitivisht edhe në ofertën turistike”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Parkimi i ri nëntokësor në zemër të qytetit të Beratit, mundëson krijimin e hapësirës së madhe këmbësore. Ndërtimi i parkimit nëntokësor në Berat është pjesë e rindërtimit të sheshit të ri të qytetit të Beratit, për ta kthyer në një qendër të re, jo vetëm me impakt për turizmin e qytetit, por dhe funksional për banorët.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat