Parkimi me pagesë, ja si mund të paguani më pak
Prej datës 16 Mars ka nisur tarifimi i vendparkimeve në disa rrugë të tjera që janë përcaktuar si pjesë përbërëse e Zonës B në kryeqytet. Por në ndryshim nga rrugët e Zonës A, tarifa e parkimit në rrugët e Zonës B është vetëm 40 lekë ora.
Prej datës 16 Mars ka nisur tarifimi i vendparkimeve në disa rrugë të tjera që janë përcaktuar si pjesë përbërëse e Zonës B në kryeqytet. Por në ndryshim nga rrugët e Zonës A, ku parkimi me pagesë është 100 lekë ora, tarifa e parkimit në rrugët e Zonës B është vetëm 40 lekë ora.
Ndaj për të shmangur çdo lloj keqkuptimi dhe ngatërrese me masën e tarifimit të parkimit publik, është e nevojshme që qytetarët që zotërojnë automjete duhet të jenë të saktë në momentin e dërgimit të mesazhit për pagesën e parkimit. Tirana Parking i ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës që të jenë të vëmendshëm për të evituar çdo lloj ngatërrese që do sillte një tarifim me vlerë më të madhe se ai që është përcaktuar për Zonën B.
“Në rast se jeni duke parkuar në një nga 10 rrugët e Zonës B, ku pagesa e parkimit kryhet vetëm me një SMS në numrin 50500 (1 orë/40 lekë), ju lutemi të tregoni kujdes në dërgimin e mesazhit duke shkruar Targën e automjetit, HAPËSIRË, Zonën e tarifimit. Shembull (AA111AZ B) ose (TR2345Z B). Shkrimi i targës duhet të jetë pa hapësira”, shkruan Tirana Parking në thirrjen e saj për qytetarët.
Rrugët e Zonës B, të miratuara në VKB Nr. 49 datë 11.11.2015, me tarifën 1 orë/40 Lekë janë:
1. BLV. Zhan D'Ark (Seg. Arkitekt Kasemi - Odhise Grillo)
2. Petro Nini Luarasi
3. BLV. Bajram Curri (Seg. Kavajës - Sulejman Delvina)
4. Janosh Huniadi
5. Liman Kaba
6. Perlat Rexhepi
7. Dëshmorët e 4 Shkurtit
8. Skënder Luarasi
9. BLV. Bajram Curri (Seg. Konti Leopold - Teodor Muzaka)
10. Rr. e Kavajës (Seg. 21 Dhjetori - Pallati me shigjeta)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.7%
Vota total: 1547
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Si duket Shqipëria në pritje të Vitit të Ri 2025! ‘Report TV’ sjell pamje nga sheshet kryesore
27 Dhjetor, 15:32
-
Kamëz/ Kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë! Më pas i vuri flakën banesës, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)
27 Dhjetor, 14:48
-
Trafiku i rënduar në Tiranë/ Eksperti në Report Tv: Duhet plan i studiuar! Disa akse si rruga e Dibrës të bëhen me një sens
27 Dhjetor, 14:36
-
Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla
27 Dhjetor, 14:09
-
I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren Tire Alldervishi, të pafajshëm infermierët (EMRAT)
27 Dhjetor, 13:42
-
Kush i dha ‘anonimit’ informacione konfidenciale të Aviacionit Civil për të sulmuar Erjon Veliajn? SPAK: Po hetojmë për korrupsion dhe fshehje pasurie
27 Dhjetor, 13:17
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor, 08:55
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)
26 Dhjetor, 21:02
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor, 20:35
-
Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë! Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro
26 Dhjetor, 15:36
-
Tiranë, përplasi me makinë policin e Patrullës që ishte në shërbim, arrestohet 21 vjeçari
26 Dhjetor, 13:25
-
VIDEOLAJM/ Shikoni trafikun kilometrik në hyrje e dalje të Tiranës
26 Dhjetor, 13:23