Parkimi nëntokësor, ja si
ndryshon qarkullimi i automjeteve
Zona rreth stadiumit “Qemal Stafa”do të bllokohet kurse automjetet do të lëvizin sipas një skeme të re. Kjo pasi Bashkia e Tiranës njoftoi nisjen e punimeve për ndërtimin e parkimit nëntokësor të sheshi “Italia”.
TIRANE- Së shpejti nisin punimet për ndërtimin e parkimit nëntokësor në Tiranë, ndërsa bashkia e Tiranës ka vendosur të ndryshojë skemën e lëvizjes së automjeteve në zonën pranë stadiumit “Qemal Stafa”. Sheshi “Italia”, ku është parashikuar të ngrihet parkimi do të bllokohet për qarkullim, kurse automjetet do të lëvizin në rrugën mbrapa stadiumit “Qemal Stafa, në rrugën “Dervish Hima”, për tu lidhur pastaj me rrugën e “Elbasanit”. Rruga mbrapa stadiumit “Qemal Stafa” dhe “Dervish Hima” do të jenë me dy sense dhe me ndalim qëndrimi 24 orë. Bashkia deklaroi se në bashkëpunim me Policinë Bashkiake do njoftojë gjithë rezidentët e zonës si dhe subjektet private për skemën e re të lëvizjes.
HISTORIA E PARKIMIT NENTOKESORNë fakt, ky projekt nuk është gjë tjetër veçse projekti i shpallur fitues nga ish-kryebashkiaku Edi Rama, por që nuk mundi ta kalojë në këshill, pasi ai u bllokua për dy vite me radhë. Parkimi që sipas projektit do të përfundojë më 2013-ën, do të ketë 1008 vendparkime. Sipas kontratës, e cila nuk ka ndryshuar asgjë dhe me të cilën administrata e Ramës ka shpallur fitues "Gener 2", afati i përfundimit të punimeve është një vit pas nisjes së tyre, ndërsa i gjithë parkimi nëntokësor do të jepet me koncension për 35 vjet. Vlera totale e investimit parashikohet të jetë 1.638.020.000 lekë.
Marrëveshja koncesionare për ndërtimin e parkimit nëntokësor në Tiranë është paditur në prokurori nga grupi i këshilltarëvë socialistë të Bashkisë së Tiranës. Këta e cilsojne marrëveshjen koncesionare me “Gener 2” të paligjshme pasi është anashkaluar këshilli bashkiak. Vendimin e kishte kthyer më parë për të njëjtin shkak dhe prefekti i Tiranës Keltis Kruja.(ns/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.1%
-
Jo
54.3%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 2949
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dyrnjaja për Report TV: Njerëzit afër Berishës dhe djalit të tij marrin leje për kulla, sapo kanë marrë dhe një tjetër në Tiranë! Ai është komod në opozitë
26 Nëntor, 15:20
-
Enver Robelli: Një kriminel lufte pranon gjenocidin pas 26 vitesh burg
26 Nëntor, 15:15
-
Koçiu në Ministerialin e Vjenës: Shqipëria mbi 60 projekte bashkëpunimi me Agjencinë Atomike, rritje e trajtimit të pacientëve me kancer
26 Nëntor, 15:15
-
SPAK i goditi organizatën kriminale, vëllai i Suel Çelës i arrestuar prej dy muajsh në Belgjikë
26 Nëntor, 15:00
-
Armando Broja flet pas rikthimit në fushë: Dua ekipin e parë sa më shpejt, fanella e Everton më dha emocion
26 Nëntor, 14:55
-
Flokë të shëndetshme dhe me shkëlqim, ja ushqimet që duhet të konsumoni
26 Nëntor, 14:49
-
Ndodh pas dhjetë vitesh konflikti, 28 Nëntori bën bashkë 'Ballistët' dhe 'Shvercerat' në Tetovë: Mirë se vini vëllezër nga Shkupi
26 Nëntor, 14:37
-
Vrasja e biznesmenit Reçi/ Dervishi në ‘Sot, Live në Shqipëri’: Një polic që trajnohet t’i zgjidhë konfliktet e qytetarëve, por që vetë vepron ndryshe!
26 Nëntor, 14:36
-
“Goca e Kaçanikut” rikthehet në skenën e TKOB pas 45 vitesh
26 Nëntor, 14:29
-
Gjykata Kushtetuese shqyrton më 27 dhjetor 'arrestin e shtëpisë' të Berishës, thërret dhe Kuvendin e SPAK në seancë
26 Nëntor, 14:26
-
KUJDES PAMJET E RËNDA/ U ekzekutua para pallatit, momenti kur biznesmeni Eduart Reçi qëllohet me plumb në kokë dhe bie në tokë
26 Nëntor, 14:19
-
Ciceron/ ‘Artisan Fest Tirana’, te Pazari i Ri! ‘Drit’n e syve m’dha flamuri’ në teatrin ‘Migjeni’, Shkodër! ‘Tumja e Kajes’ shfaqet në Kukës
26 Nëntor, 14:08