Parku, Arvizu: Gazetarët kanë
të drejtë, të zbardhet projekti

TIRANE - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka mbështetur kërkesën e disa prej gazetarëve më të njohur në vend për transparenca nga Bashkia e kryeqytetit në lidhje me projektin e zgjerimit të Rrugës së Elbasanit, në emër të të cilit po priten shumë pemë të moçme të Parkut të Liqenit.

“Mbështes gazetarët në kërkesën për transparencë”, tha ambasadori Arvizu, ndërsa gazetarët theksuan në takim se institucionet duhet të përgjigjen, në vend që të heshin përpara skandaleve.

“Ne si gazetar kemi shqetësime për shpërfilljen e qytetarëve”, tha përpara kamerave Aleksandër Çipa i Unionit të Gazetarëve.

Në takimin me ambasadorin Arvizu ishin prezent disa prej firmave më të prestigjioze të gazetarisë shqiptare si Andrea Stefani, Ilva Tare, Anila Basha, Skënder Minxhozi, Shpëtim Nazarko, Alfred Peza, Aleksandër Çipa. Së bashku me kolegë të tjerë, ata janë firmëtarët e një letre dërguar disa ditë më parë ambasadorëve të huaj të akredituar në vendin tonë, përmes së cilës kërkohej që të detyrohej kreu i Bashkisë Lulzim Basha për të bërë transparente procedurat e ndjekura në zgjerimin e Rrugës së Elbasanit.

Gazetarët i kërkuan ambasadorëve që të ndërhyjnë pas mungesës së një përgjigje nga ana e institucionit të Bashkisë së Tiranës, pavarësisht nga interesimi i madh i shoqërisë civile në vend.

(im/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë