Parku Divjakës me pagesë, Ministria e Turizmit: Bileta do të jetë vetëm për turistët dhe jo për banorët e zonës

Parku Divjakës me pagesë, Ministria e Turizmit: Bileta do të jetë vetëm për turistët dhe jo për banorët e zonës

1668689410_finalprojekt.00150113.Still002.jpg

Pas protestës së zhvilluar kundër vendosjes së Biletarisë elektronike në Parkun e Divjakës, ka reaguar ministria e Turizmit dhe e Mjedisit. Ministria e Turizmit sqaron se bileta do të kushtojë 50 lekë dhe do të jetë vetëm për turistët dhe jo për banorët e zonës. Sipas ministrisë Mjedisit vendosja e traut do të ofrojë aksesin e kontrolluar në park, përveç sigurimit të të ardhurave që do të ndihmojnë në menaxhimin efektiv e të qëndrueshëm. Sipas ministrisë, rruga ku do të vendoset sistemi i kontrollit është një rrugë që të jep akses vetëm në park dhe nuk të lidh me asnjë aks tjetër rrugor. Ministria thekson se rruga është nën administrim nga ARRSH, e cila ka dhënë tashmë lejen për instalim.

‘Gjatë viteve të fundit fluksi i turistëve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta ka ardhur në rritje, duke sjellë nevojën për vendosjen e një sistemi elektronik biletarie, i cili do të bëjë të mundur hyrjen e vizitorëve dhe mjeteve nëpërmjet aksesit të kontrolluar.

Aksesi i kontrolluar në park, përveç sigurimit të të ardhurave, do të ndihmojë edhe në menaxhimin efektiv e të qendrueshëm në këtë zonë të mbrojtur mjedisore. Vendosja e kontaktit të drejtëpërdrejtë i të gjithë vizitorëve me stafin e parkut, do të ndihmojë këta të fundit për të orientuar fluksin turistik dhe sjelljen e vizitorëve në përputhje me zonimin dhe rregullat e parkut, si dhe do të bëhet i mundur përcaktimi i saktë i numrit të vizitorëve dhe turistëve, regjistrimi i mjeteve motorike dhe gjenerimi i të ardhurave.

Rruga ku vendoset sistemi i kontrollit është një rrugë që të jep akses vetëm në park dhe nuk të lidh me asnjë aks tjetër rrugor. Ajo është nën administrim nga ARRSH, e cila ka dhënë tashmë lejen për instalim.

Investimi po kryhet në kuadër të projektit “Rritja e qendrueshmërisë financiare të sistemit të zonave të mbrojtura në Shqipëri”, mundësuar nga UNDP.

Bëhet fjalë për një biletë modeste në vlerën 50 lekë, për të rritur shërbimet dhe mirëmbajtur parkun. Kjo biletë do aplikohet vetëm për turistët dhe prej saj përjashtohen banorët e zonës.

Kudo në botë, parqet kombëtare duhen mirëmbajtur në mënyrë të veçantë për shkak të frekuentimit të lartë nga turistët. Ne kemi disa raste në Shqipëri ku kjo praktikë është aplikuar si në Dajt, në Syrin e Kaltër, Kune Vain Lezhë dhe nuk ka pasur asnjë problem.

Për më tepër që banorët përjashtohen nga tarifa, e cila për turistët është simbolike, por e mjaftueshme për ta pastruar, mirëmbajtur dhe investuar në zonë, çka do të sjellë më shumë vizitorë e më shumë të ardhura për zonën dhe banorët.

Në mbështetje të VKM-së nr. 1156, datë 24.12.2020 “Për përcaktimin e të ardhurave të gjeneruara nga tarifat që paguhen në zonat e mbrojtura, të masës dhe kritereve të përdorimit të tyre”, do të bëhet edhe caktimi i vlerës së tarifës për hyrjen në park nëpërmjet këtij sistemi elektronik.

Referuar ligjit nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”, neni 56, pika 2, citohet se: “Ministria, AKZM-ja dhe pushteti lokal nxitin dhe përkrahin nisma, projekte, programe e veprimtari, që synojnë përmirësimin e treguesve ekologjikë e natyrorë të një zone të mbrojtur mjedisore ose që ndikojnë pozitivisht në to”.

Përcaktimi i vendeve të aksesit të kontrolluar në parqet e menaxhuara, për përmirësimin e treguesve ekologjikë e natyrorë të një zone të mbrojtur mjedisore bëhet me urdhër të ministrit përgjegjës për mjedisin. Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura që të sigurojë ruajtje në ekosistemet e mbrojtura natyrore dhe për të garantuar përmbushjen e funksioneve mjedisore, ekonomike, sociale e kulturore, në interes të të gjithë shoqërisë.’- shkruan ministria.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Tra me pagesë në Parkun e Divjakës, 'Rithemelimi' në protestë! Braçe për Report Tv: I paligjshëm! Ministria: Bileta do të jetë vetëm për turistët, jo banorët e zonës


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve