Parku fotovoltaik i Karavastasë, Rama: Me realizimin e kësaj vepre, merr fund tensioni i Braçes! Do investojmë edhe në zonën e Spitallës

 

Kryeministri Edi Rama ka thënë se me nisjen e punës për parkut fotovoltaik të Karavastasë, merr fund tensioni i Erion Braçes, të cilin e vlerëson për ndhmën që ka dhënë. Ndërkohë do të vijojnë investimet për një tjetër park në zonën e Spitallës.

"Pas një pune të gjatë parapërgatitore për të hyrë në fazën përfundimtare që është e ndërtimit të parkut më të madh me energji diellore në rajonin e Ballkanit dhe më vjen shumë mirë që për rastësi, dje kam qenë së bashku me presidentin e Francës në Madrid dhe kemi folur për angazhimin e Voltalias në Shqipëri, edhe për vijimin e investimeve me parkun tjetër në zonën e Spitallës, i cili është në fazën përgatitore. Më vjen mirë që këtu mbaron gjithë tensioni i Erion Braçes për realizimin e kësaj vepre dhe hyjmë në fazën e marrjes frymë të lehtësuar. Erioni meriton të gjithë respektin dhe falenderimet për këmbënguljen dhe për ndihmën që ka dhënë me autoritetet vendore për ta lehtësuar këtë proces", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Nis ndërtimi i parkut Fotovoltaik të Karavastasë! Do të prodhojë 140 megavat/orë energji diellore! Shteti do t’i blejë 70 megavat me 25 € për 15 vite! Rama: Synimi, të eksportojmë energji


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat