TIRANE – Disa prej firmave më të njohura të gazetarisë shqiptare kanë reaguar sot publikisht përmes një deklarate ku kërkohet transparencë maksimale ndaj Bashkisë së Tiranës mbi projektin e zgjerimit të Rrugës së Elbasanit që po shkatërron edhe Parkun e Liqenit.
“Prej mëse dy javësh, grupe qytetarësh të Tiranës, shoqata ambientaliste dhe veprimtarë publik, po protestojnë kundër ndërhyrjeve në Parkun e Liqenit, ndërhyrje të shoqëruara me prerje massive pemësh”, shpjegoi gazetari Aleksandër Çipa sot përballë Kryesisë së Kuvendit, ndërsa lexoi deklaratën ne emër të kolegëve të tjerë.
“Nisur nga këto raste – vazhdoi Çipa - shprehim ndrohjen se po gjendemi përpara një përshkallëzimi të ri të papërgjegjshëm dhe indiferencës së administratës publike”.
Gazetarët shqiptarë e cilësojnë situatën aktuale si “gati absurde dhe pa dalje” ku “përballë protestave publike që kërkojnë plotësimin e detyrimeve ligjore të mirëpërcaktuara, shteti nuk reagon fare duke mos denjuar as të mos përgjigjet qoftë edhe formalisht”.
Ndërsa askush nuk kërkon apriori që reagimet e administratës publike të jenë në përputhje me kërkesat e grupeve protestuese, disa nga emrat më prestigjoze të gazetarisë shqiptare këmbëngulën se “përgjigjja, sqarimi publik dhe transparenca e vendimmarrjes janë detyrime kushtetuese, ligjore dhe morale”.
Kjo kërkesë për transparencë maksimale të planit të zgjerimit të Rrugës së Elbasanit nga Bashkia e Tiranës qëndron “gjithashtu edhe në bazë të funksionit tonë si përçues të fjalës” dhe është gjithashtu “në themel të sistemit që po përpiqemi të ngrejmë”, nënvizuan gazetarët shqiptarë.
Firmëtarët:
Alban Dudushi,
Aleksandër Çipa
Alfred Peza
Andi Bushati
Andrea Stefani
Anila Basha
Eduard Zaloshnja
Ilva Tare
Mustafa Nano
Rudina Xhunga
Shpëtim Nazarko
Skënder Minxhozi
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com