KORCE- Sot pasdite situata po shkon drejt përmirësimit situata e zjarreve në parkun kombëtar të Bozdovecit. Sekretari i Përgjithshëm i prefekturës njëkohësisht sekretar i shtabit të emergjencave Bujar Vila deklaroi se “pasdite është aktive vetëm një vatër zjarri dhe gjurmë të mbetura në drurë të djegur.”

Forcat e ushtrisë ndodhen në terren. Po kështu drejt Korçës paradite ishte nisur dhe avioni i Sllovenisë por nuk operoi pasi nuk ishte e nevojshme. Në ditën  e 9-të flakëve reth 70 % e pyllit me bredha, pisha e ah është djegur.

ORA 09: 56 FLAKET VAZHDOJNE

“Situata është tepër dinamike dhe ndryshon nga momenti në moment, për shkak të erës. Ndërsa paradite flakët vihen nën kontroll, pasdite dalin jashtë kontrollit për shkak të erës së fortë” informoi sot në mëngjes korrespondentja e Shqiptarja.com dhe Tv A1 Report Dafina Ismaili.

Pasditen e djeshme në orën 18: 58 minuta ka pasur sërish ndërhyrje nga ajri me anë të helikopterit turk, por është e pamundur shuarja e vatrave.
Ndërhyrja nga ajri u mundësua tre ditë pas kërkesës së prefektit njëkohësisht dhe kryetarit të Shtabit të Emergjencave, Andrea Mano.

Duke parë situatën në terren prefekti Mano ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme mbërritjen e helikopterit ,në një kohë që flakët përparojnë në drejtim të vilave. Prefekti Andrea Mano ka deklaruar se jane djegur 70 % e sipërfaqes prej 110 ha tokë në këtë park.
(sg/shqiptarja.com)