Në kuadër të projektit të bashkisë së Fierit për ndërtimin e parkut qendror të qytetit, INUV ka shembur një objekt dy katësh. Sot ishte parashikuar të shembej edhe ish-markata e qytetit, por aksioni është kundërshtuar nga pronarët. Ata kërkojnë që godina të kthehet në muze, pasi është 100-vjeçare.
 
Projekti i bashkisë së Fierit për të ndërtuar parkun qendror të qytetit duket po shkon drejt finalizimit.
 
Një objekt dykatësh pranë xhamisë së qytetit është shembur sot, ndërkohë ka mbetur edhe një objekt tjetër i pa shembur për t’i hapur përfundimisht rrugë zbatimit të projektit.
 
Në zbatim të projektit të bashkisë, sot ishte parashikuar të shembej edhe ish-markata e Fierit.
 
Shembja e godinës 100-vjeçare u shty për një moment tjetër, pasi INUV hasi në kundërshtinë e pronarëve.
 
Drejtori INUV në bashkinë e Fierit,  Hader Çako teksa debatoi me pronarët e objektit, deklaroi se do të zbatohet vendimi për shembjen e tij.
 
Pronarët e ish-markatos së Fierit, godina shekullore e qytetit myzeqar do të shembet në kuadër të projektit të parkut të madh qendror. 
 
Janë 10 pronarë që kundërshtojnë aksionin, pasi ngrenë pretendimin se godina duhet restauruar dhe ruajtur.  Ata shtojnë se ish-merkatoja 100-vjecare ka vlera kulturore e historike për të shkuarën e qytetit të Fierit.


d.b/shqiptarja.com